Ia morën votat Zenelit dhe ia dhanë Lefter Gështenjës, 6 të arrestuar e 2 të shpallur në kërkim në Librazhd! Të gjithë numërues në një KZAZ, përfaqësues të PD, PS dhe LSI

Korrupsion dhe falsifikim rezultati në 2 qendra votimi në zgjedhjet e 2021, 6 të arrestuar dhe 2 të shpallur në kërkim në Elbasan. Të gjithë janë numërues në një KZAZ, përfaqësues të Partisë Demokratike, Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Janë arrestuar Erald Karriqi,  Ylli Kuka, Durim Alla, Erjon Dashi, Mili Vasku dhe Olgert Alla. Ndërsa janë në kërkim Oltion Bajrami, dhe Eduart Zito. Bëhet fjalë për ndryshime të rezultatit, ku votat për një kandidat i kanë kaluar një kandidati tjetër brenda partisë ose koalicionit. Në këtë rast bëhet fjalë për 'trafik vote' brenda Partisë Demokratike. Në të dyja këto qendra votimi i janë hequr vota kandidatit Ardjan Zeneli dhe i janë shtuar kandidatit demokrat Lefter Gështenja. Përkatësisht Zenelit i janë hequr 31 vota në qendrën e votimit nr. 2780 dhe 38 vota në qendrën e votimit nr. 2796, pra 69 vota gjithsej, shumica dërrmuese prej të cilave i kanë kaluar Gështenjës, 61 vota.

Raporti i publikuar nga KQZ, rrethuar me të kuqe manipulimi në 2 qendrat e Votimit në KZAZ-në e Librazhdit

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta ka siguruar dokumentin e prokurorisë! Arrestimi i tyre është bërë pas kallëzimit që është bërë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Bëhet fjalë për 2 grupe numërues në KZAZ-në nr. 53 në Librazhd të cilët kanë falsifikuar rezultatin në 2 qendra votimit në atë nr. 2780, numëruar nga Grupi i Numërimit i përbërë nga Erald Karriqi,Ylli Kukaj,Oltjon Barjami dhe Eduart Zito dhe qendrën e votimit nr. 2796, KZAZ nr. 53, Qarku Elbasan numëruar nga Grupi i Numërimit i përbërë nga Durim Alla, Erjon Dashi, Mili Vasku dhë Olgert Alla. Të akuzuarit janë 5 mësues, 1 jurist, 1 inxhinier dhe 1 punonjës social.

Falsifikimi i rezultatit është vënë re nga këqyrja pas zgjedhjeve që ka bërë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Gjatë procesit të këqyrjes së mëpasshme të fletëve të votimit rezultoi se anëtarët e grupeve të numërimit që kanë numëruar votat për këto qendra, kanë shënuar në tabelën e rezultatit të grupit të numërimit numër më të vogël votash një apo më shumë kandidatë të subjekteve zgjedhorë dhe numër më të madh votash për një apo më shumë kandidatë të të njëjtit subjekt zgjedhor, krahasuar me numrin real të votave që u gjendën në kutinë e votimit.

Në këtë mënyrë rezultati i qendrës së votimit për kandidatët e listave shumemërore të subjekteve nuk pasqyron rezultatin real të cilët zgjedhësit e këtyre qendrave kanë shprehur nëpërmjet votimit, duke favorizuar një apo më shumë kandidatë të listave shumemërore të subjekteve zgjedhorë.

Të akuzuarit rrezikojnë deri në 5 vite burg pasi në nenin  326 të Kodit Penal “Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve” parashikohet se “Falsifikimi, shpërndarja ose përdorimi i fletëve të votimit, i dokumenteve dhe materialit zgjedhor, me qëllim ndryshmin e rezultatit të zgjedhjeve nëpërmjet paraqitjes në to të të dhënave, që dihen se janë të pasakta, zëvendësimi i të saktave me të rreme ose nëpërmjet futjes në kuti të fletëve të votimit në mënyrë të paligjshme dënohet me burgim nga një gjer në pesë vjet”.

Deklarimet e të akuzuarve për Prokurorinë

Ne deklarimet e dhena si persona qe tregon rrethana të hetimit shtetasi Erald Karriqi,ka deklaruar se: 
“ Jam me banim ne  qytetin Prrenjas. Me   dates 25.04.2021 jane  zhvilluar zgjedhjet  per Kuvendin e Republikes se Shqiperise, une jam cakituar  nga subjekti Partia Demokratike qe te isha perfaqesuesi i saj ne numerimin e votave ne KZAZ –ne Nr.53, ne bashkin Prrenjas.Ne grupin e numerimit une kam qene me shtetasit Eduart Zoto,Ylli Kuka dhe Oltjon Bajrami. Fillimishte  pasi merrnim kutin  e QV per numerim , numeroheshin votatar e subjektit zgjedhor, pasi behej procesverbali i  numrit te votave qe kishte marr  secili subjekte mbyllej kutija dhe dorzohej perseri. Pas perfundimit te numerimit te votave per subjektet  filloj numemerimi i votave per kandidatet e subjekteve zgjedhore.Numeroheshin votat duke mbajtur shenime  per  secilin kandidate te çdo subjekti zgjedhor, keto i shkruaja une apo sekretari dhe  ja jepnim  punonjesit te  te kompjuteri i cili i hidhte ne sistem dhe na binte  tabelen e printuar . Nga ana jone firmoseshin tabelat per kandidatet e çdo subjekti dhe  mbylleshin ne kuti.Ne lidhje me  Tabelen e Rezultatit  per Kanditatet  per Deputet ne qendren e votimit  nr.2780, per  Partia/Kualicioni Partia Demokratike “Aleanca Per ndryshim” ku ka ndryshime  votash per kandidatet ne krasim me faktin votat ne kuti,une nuk kam bere ndonje gabim me dashje , por fakti qe ekziston them se mund te jete bere gabim nga lodhja , nga oret e zgjatura, kjo ka qene per mendimin tim”

Në deklarimet e dhena si person qe tregon rrethana të hetimit shtetasi Eduart Zito, ka deklaruar se: 
“Une jam me banim ne fshatin Katjel, Bashkia Prrenjas. Me   dates 25.04.2021 jane  zvilluar zgjedhjet  per kuvendin e Republikes se Shqiperise, une jam cakituar  nga subjekti Partija Levizja Socialiste per Integrim qe te isha perfaqesuesi i saj ne numerimin e votave ne KZAZ –ne Nr.53, ne bashkine Prrenjas.Ne grupin e numerimit une kam qene me shtetasit Erald Kariqi,Ylli Kuka dhe Oltjon Bajrami.Ne fillim pasi merrnim kutin  e QV per numerim , fillimishte  beheshin procesverbalet , per hapjen e kutis , ku shenoheshin kodet, keto e shkruante kryetari i grupit dhe sekretari, une kam qene antar.Pasi hapej kutia numeroheshin vatat  nje e nga nje duke i kaluar dhe  ne skaner,per subjektet dhe  per  kanditatet per çdo subjekt.Nga ana e  grupit te numerimit mbaheshin shenime, dhe  ne perfundim mbusheshin procesverbalet  dhe pastaj  hidheshin ne sistem , printohej porocesverbali dhe firmosej nga grupi i numrimit.Ne lidhje me  Tabelen e rezultatit  per kanditatet  per deputet ne qendren e votimit  nr.2780, per  Partia/Kualicioni Partia Demokratike “Aleanca Per ndryshim” ku ka ndryshime  votash per kandidatet ne krasim me faktin votat ne kuti,une nuk di se çfaer te them , e verteta eshte se une e kam firmosur kete  tabele rezultati  por nuk  e di qe te mos jete shenuar rezultati faktik”.

Në deklarimet e dhena si person qe tregon rrethana të hetimit  shtetasi Ylli Kuka ka deklaruar se:
“Une jam me banim ne  fshatin Kakrkavec, Njesia Administrative Qukes Bashkia Prrenjas. Me   dates 25.04.2021 jane  zvilluar zgjedhjet  per Kuvendin e Republikes se Shqiperise, une jam cakituar  nga subjekti Partia Socialiste qe te isha perfaqesuesi i saj ne numerimin e votave ne KZAZ –ne Nr.53, ne bashkin Prrenjas.Ne grupin e numerimit une kam qene me shtetasit Eduart Zoto,Erald Karriqi dhe Oltjon Barjami. Fillimishte  pasi merrnim kutin  e QV per numerim , numeroheshin votatar e subjektit zgjedhor, pasi behej procesverbali i  numrit te votave qe kishte marr  secili subjekte mbyllej kutija dhe dorzohej perseri. Pas perfundimit te numerimit te votave per subjektet  filloj numemerimi i votave per kandidatet e subjekteve zgjedhore.Numeroheshin votat duke mbajtur shenime  per  secilin kandidate te çdo subjekti zgjedhor, keto i shkruaja une apo sekretari dhe  ja jepnim  punonjesit te  te kompjuteri i cili i hidhte ne sistem dhe na binte  tabelen e printuar . Nga ana jone firmoseshin tabelat per kandidatet e çdo subjekti dhe  mbylleshin ne kuti.Ne lidhje me  Tabelen e Rezultatit  per Kanditatet  per Deputet ne qendren e votimit  nr.2780, per  Partia/Kualicioni Partia Demokratike “Aleanca Per ndryshim” ku ka ndryshime  votash per kandidatet ne krasim me faktin votat ne kuti. Une nuk di te teme se si eshte bere ky ndryshim votash ne kete tabele rezultati te kesaj kutie votimi,mendoj se do te jete bere  gabim nga lodhja  pasi nuk ka patur as nje interes per ndryshimin e rezultatit.”

Në deklarimet e dhena si person qe tregon rrethana të hetimit  shtetasi Oltjon Bajrami ka deklaruar se:
“Une jam me banim ne  fshatin Kakrkavec, Njesia Administrative Qukes Bashkia Prrenjas. Me   dates 25.04.2021 jane  zvilluar zgjedhjet  per kuvendin e Republikes se Shqiperise, une jam cakituar  nga subjekti Partia Socialiste qe te isha perfaqesuesi i saj ne numerimin e votave ne KZAZ –ne Nr.53, ne bashkin Prrenjas.Ne grupin e numerimit une kam qene me shtetasit Eduart Zoto,Erald Karriqi dhe Ylli Kuka. Fillimishte  pasi merrnim kutin  e QV per numerim , numeroheshin votatar e subjektit zgjedhor, pasi behej procesverbali i  numrit te votave qe kishte marr  secili subjekte mbyllej kutija dhe dorzohej perseri. Pas perfundimit te numerimit te votave per subjektet  filloj numemerimi i votave per kandidatet e subjekteve zgjedhore.Numeroheshin votat duke mbajtur shenime  per  secilin kandidate te çdo subjekti zgjedhor, keto i shkruaja numeruesi i pare  apo sekretari dhe  ja jepnim  punonjesit te  te kompjuteri i cili i hidhte ne sistem dhe na binte  tabelen e printuar . Nga ana jone firmoseshin tabelat per kandidatet e çdo subjekti dhe  mbylleshin ne kuti. Ne lidhje me  Tabelen e Rezultatit  per Kanditatet  per Deputet ne qendren e votimit  nr.2780, per  Partia/Kualicioni Partia Demokratike “Aleanca Per ndryshim” ku ka ndryshime  votash per kandidatet ne krasim me faktin votat ne kuti. Une nuk di te teme se si eshte bere ky ndryshim votash ne kete tabele rezultati te kesaj kutie votimi,mendoj se do te jete bere  gabim nga lodhja  dhe nga puna e gjate, tavolina ka qene e ngshte , dhe kur ndaheshin fletet per secilin kandidate  munde te jene ngatrruar.Them se eshte nje pakujdesi”.

Në deklarimet e dhena si person që tregon rrethana të hetimit  shtetasi Durim Alla ka deklaruar se:
“ Jam me banim ne  qytetin e Prrenjasit  dhe punoj si mesuese. Me   dates 25.04.2021 jane  zhvilluar zgjedhjet  per Kuvendin e Republikes se Shqiperise, une jam cakituar  nga subjekti Partija Socialiste qe te isha perfaqesuesi i saj ne numerimin e votave ne KZAZ –ne Nr.53, ne bashkin Prrenjas.Ne grupin e numerimit une kam qene me shtetasit Erjon Dashi,Mili Vasku dhe Olgert Alla. Une  nuk kam qene kur jane numeruar votat per subjektet zgjedhore, pasi eshte mbaruar  numerimi i votave per subjektet zgjedhore  , ka filluar numerimi i votave per  kandidatet e  e çdo subjekti zgjedhor. Pasi  hapesh kutija , ne te cilen ishin fletet e votimit  te ndara  ne zarfe sipas subjekteve politike. Nga ana  e grupit te numerimit  fillimishte numroheshin(verifikoheshin) dhe nje here votat e subjekteve zgjedhore sipas zarfeve, duke e krahsuar  me procesverbalin. Pasi verifikoheshin  votate e marra nga çdo subjekte politike , fillonte numerimi i votave per çdo kandidate te çdo subjekti zgjedhor. Pas perfundimit te numerimit te votave  per çdo kandidate zgjedhor, te çdo Subjekti politike  protesohej procesverbali  per çdo kandidate, pastaj  plotesohej Tabela e rezultateve per kandidatet  per deputete ne qendren e votimit , per çdo subjekte politike. Keto tabela  i dorzonim  tek sekretarja e KZAZ, e cila  e hidhte ne sistem dhe pastaj e sillte te printuar  tek ne per firme. Ne lidhje me  Tabelen e Rezultatit  per Kanditatet  per Deputet ne qendren e votimit  nr.2796, per  Partia/Kualicioni Partia Demokratike “Aleanca Per ndryshim” ku ka ndryshime  votash plus 38 vota per  kandidatin Lefter Geshtenja   dhe minuse 38 vota per kandidatin Ardian Zeneli nga  krasim me faktin e votat ne kuti, une  mendoj se eshte nje gabim njerzore dhe me sa mbaj mende  kjo kuti ka qene ne momentet e fundit te numerimit” 

Në deklarimet e dhena si person që tregon rrethanat të hetimit  shtetasi Erjon Dashi ka deklaruar se:
“Jam me banim ne  fshatin Berzesht, Njesia Administrative Qukes, Bashkia Prrenjas dhe jam i pa pune. Me   dates 25.04.2021 jane  zhvilluar zgjedhjet  per Kuvendin e Republikes se Shqiperise, une jam cakituar  nga subjekti Partija Demokratike qe te isha perfaqesuesi i saj ne numerimin e votave ne KZAZ –ne Nr.53, ne bashkin Prrenjas. Une kam qene  ne  numrimin e votave qe nga fillimi i procesit, pasi u numeruar votat per subjektet politike , jane plotesuar proces-verbalet dhe votate e çdo subjekti jane futur ne zarfa, veç e veç per çdo subjekte politik dhe jane mbyllur kutit e votimit, perseri.  Pasi mbaroj numrimi i votave per  subjektet politike ka filluar numerimi i votave per  kandidatet per çdo subjekte politike.Ne grupin e numerimit une kam qene me shtetasit Durim Alla,Mili Vasku dhe Olgert Alla. Pasi  hapesh kutija , ne te cilen ishin fletet e votimit  te ndara  ne zarfe sipas subjekteve politike. Nga ana  e grupit te numerimit  fillimishte numroheshin(verifikoheshin) dhe nje here votat e subjekteve zgjedhore sipas zarfeve, duke e krahsuar  me procesverbalin. Pasi verifikoheshin  votate e marra nga çdo subjekte politike , fillonte numerimi i votave per çdo kandidate te çdo subjekti zgjedhor. Pas perfundimit te numerimit te votave  per çdo kandidate zgjedhor, te çdo Subjekti politike  plotesohej procesverbali  per çdo kandidate, pastaj  plotesohej Tabela e rezultateve per kandidatet  per deputete ne qendren e votimit , per çdo subjekte politike. Keto tabela  i dorzonim  tek sekretarja e KZAZ , e cila  e hidhte ne sistem dhe pastaj e sillte te printuar  tek ne per firme, ku ne i nenshkruanim.  Ne lidhje me  Tabelen e Rezultatit  per Kanditatet  per Deputet ne qendren e votimit  nr.2796, per  Partia/Kualicioni Partia Demokratike “Aleanca Per ndryshim” ku ka ndryshime  votash plus 38 vota per  kandidatin Lefter Geshtenja   dhe minuse 38 vota per kandidatin Ardian Zeneli nga  krasim me faktin e votat ne kuti, une  them se eshte nje gabim njerzore, nuk eshte e qellimshme. Ku veprim eshte bere nga pakujdesia , si rezultat i lodhjes  dhe pa asnje lloje interesi”

Në deklarimet e dhena si person që tregon rrethanat e hetimit  shtetasi Mili Vasku ka deklaruar se:
“  Jam me banim ne  fshatin Rrajce Fushe, Njesia Administrative Rajce, Bashkia Prrenjas dhe jam i pa pune. Me   dates 25.04.2021 jane  zhvilluar zgjedhjet  per Kuvendin e Republikes se Shqiperise, une jam cakituar  nga subjekti Partija Levizja Socialiste Per Integrim qe te isha perfaqesuesi i saj ne numerimin e votave ne KZAZ –ne Nr.53, ne bashkin Prrenjas.Une kam qene  ne  numrimin e votave qe nga fillimi i procesit, pasi u numeruar votat per subjektet politike , jane plotesuar proces-verbalet dhe votate e çdo subjekti jane futur ne zarfa, veç e veç per çdo subjekte politik dhe jane mbyllur kutit e votimit, perseri.Pasi mbaroj numrimi i votave per  subjektet politike ka filluar numerimi i votave per  kandidatet per çdo subjekte politike.Ne grupin e numerimit une kam qene me shtetasit Durim Alla,Mili Vasku dhe Erjon Dashi. Pasi  hapesh kutija , ne te cilen ishin fletet e votimit  te ndara  ne zarfe sipas subjekteve politike. Nga ana  e grupit te numerimit  fillimishte numroheshin(verifikoheshin) dhe nje here votat e subjekteve zgjedhore sipas zarfeve, duke e krahsuar  me procesverbalin. Pasi verifikoheshin  votate e marra nga çdo subjekte politike , fillonte numerimi i votave per çdo kandidate te çdo subjekti zgjedhor. Pas perfundimit te numerimit te votave  per çdo kandidate zgjedhor, te çdo Subjekti politike  plotesohej procesverbali  per çdo kandidate, pastaj  plotesohej Tabela e rezultateve per kandidatet  per deputete ne qendren e votimit , per çdo subjekte politike. Keto tabela  i dorzonim  tek sekretarja e KZAZ , e cila  e hidhte ne sistem dhe pastaj e sillte te printuar  tek ne per firme, ku ne i nenshkruanim.  Ne lidhje me  Tabelen e Rezultatit  per Kanditatet  per Deputet ne qendren e votimit  nr.2796, per  Partia/Kualicioni Partia Demokratike “Aleanca Per ndryshim” ku ka ndryshime  votash plus 38 vota per  kandidatin Lefter Geshtenja   dhe minuse 38 vota per kandidatin Ardian Zeneli nga  krasim me faktin e votave ne kuti, une  them se eshte nje gabim njerzore, nuk eshte e qellimshme. Ky veprim eshte bere nga pakujdesia , si rezultat i lodhjes  dhe pa asnje lloje interesi.

Në deklarimet e dhena si person qe tregon rrethanat e hetimit  shtetasi Algert Alla ka deklaruar se:
“ Jam me banim ne  qytetin e Prrenjasit  dhe punoj ne bashkin Prrenjas. Me   dates 25.04.2021 jane  zhvilluar zgjedhjet  per Kuvendin e Republikes se Shqiperise, une jam cakituar  nga subjekti Partija Socialiste qe te isha perfaqesuesi i saj ne numerimin e votave ne KZAZ –ne Nr.53, ne bashkin Prrenjas.Ne grupin e numerimit une kam qene me shtetasit Erjon Dashi,Mili Vasku dhe Olgert Alla. Une  nuk kam qene kur jane numeruar votat per subjektet zgjedhore, pasi eshte mbaruar  numerimi i votave per subjektet zgjedhore  , ka filluar numerimi i votave per  kandidatet e  e çdo subjekti zgjedhor. Pasi  hapesh kutija , ne te cilen ishin fletet e votimit  te ndara  ne zarfe sipas subjekteve politike. Nga ana  e grupit te numerimit  fillimishte numroheshin(verifikoheshin) dhe nje here votat e subjekteve zgjedhore sipas zarfeve, duke e krahsuar  me procesverbalin. Pasi verifikoheshin  votate e marra nga çdo subjekte politike , fillonte numerimi i votave per çdo kandidate te çdo subjekti zgjedhor. Pas perfundimit te numerimit te votave  për çdo kandidate zgjedhor, të çdo Subjekti politike  plotesohej procesverbali  për çdo kandidate, pastaj  plotësohej Tabela e rezultateve per kandidatet  per deputete ne qendren e votimit , per çdo subjekte politike. Keto tabela  i dorzonim  tek sekretarja e KZAZ , e cila  e hidhte ne sistem dhe pastaj e sillte te printuar  tek ne per firme.  Në lidhje me  Tabelen e Rezultatit  per Kanditatet  per Deputet ne qendren e votimit  nr.2796, per  Partia/Kualicioni Partia Demokratike “Aleanca Per ndryshim” ku ka ndryshime  votash plus 38 vota per  kandidatin Lefter Geshtenja   dhe minuse 38 vota per kandidatin Ardian Zeneli nga  krasim me faktin e votat ne kuti, une  mendoj se eshte nje gabim njerzore dhe me sa mbaj mende  kjo kuti ka qene ne momentet e fundit te numerimit. 
Desha te shtoj se ne KZAZ nr.53  ku une kam qene numerues i votave  vetem per kandidatet e subjekteve politike , e kemi kryer detyren  ne rregull dhe nuk kemi patur as nje kontestim, dhe as nje  problem. Per kete kuti  qe ka dale  vetem nje gabim  siç thashe duhet te jete gabim njerzore jo  me dashje:.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:18
Falsifikuan rezultatin në 2 qendra votimi në Librazhd, të arrestuarit: E kemi bërë nga lodhja, nuk ishte e qëllimshme

1656526384_Zgjedhjet25prillinumerimi12.jpeg

6 persona janë arrestuar dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi akuzohen se kanë falsifikuar rezultatin në dy qendra numërimi në Elbasan. Të gjithë janë numërues në një KZAZ, përfaqësues të Partisë Demokratike, Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Janë arrestuar Erald Karriqi, Ylli Kuka, Durim Alla, Erjon Dashi, Mili Vasku dhe Olgert Alla. Ndërsa janë në kërkim Oltion Bajrami, dhe Eduart Zito. Në dëshminë e tyre para grupi të hetimit, ato kanë deklaruar se gabimi është kryer nga lodhja dhe nga pakujdesia. Sipas tyre gabimi nuk ishte i qëllimshme, dhe se nuk kishin interes për ndryshim rezultati.

‘Unë nuk di të them si është bërë ky ndryshim votash në këtë tabelë rezultati të kësaj kutie votimi, mendoj se do te jetë bërë  gabim nga lodhja  pasi nuk ka patur as një interes për ndryshimin e rezultatit.’- ka deklaruar Ylli Kuka.

K.T./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'