BERAT- 4 zyrtarë të bashkisë Dimal dhe 2 punonjës të një kompanie private janë vënë në pranga nga policia pas urdhër-arresteve të lëshuar nga SPAK. Report Tv ka mësuar se janë arrestuar Drejtori i Zyrës së Urbanistikës në Bashkinë Dimal Altin Pali, Valentina Jançe, shefe e Urbanistikës, Agim Cuni, Specialist te Emergjencat, dhe Arben Guraj, Përgjegjës i sektorit të Shërbimeve. Gjithashtu kanë rënë në pranga dhe Vait Koshi, administrator i një shoqërie tregtare dhe Arjan Demiraj, inxhinier pranë kësaj kompanie. Valentina Jançe, shefe e Urbanistikës është lënë në 'Arrest Shtëpie'.  Burime bëjnë me dije se masa  e ekzekutimit ndaj Palit është ekzekutuar në ambientet e bashkisë së Dimalit mëngjesin e kësaj të mërkure në zyrën e tij. Ndërsa Jance nuk është më punonjëse në bashkinë e Dimalit.

Skema e korrupsionit
Burime bëjnë me dije se shkak janë bërë abuzimet me lejet e ndërtimit. Kjo sepse siç mësohet 4 zyrtarët jepnin leje ndërtimi kundrejt ryshfetit që varionte nga 2500 euro deri në 3 mijë euro. Mirëpo kjo nuk është e vetmja, pasi jepnin lejet e ndërtimit, i impononin qytetarët që ndërtimin në terren nga qytetarët të bëhej pikërisht nga kompania e preferuar e zyrtarëve të bashkisë. Pra kemi të bëjmë me favorizim të kompanive të ndërtimit nga ana e zyrtarëve të bashkisë.

Hetimet
SPAK arriti në këtë përfundim pas hetimeve që zhvilloi lidhur me denoncimin e bërë nga Petrit Baho. Ky i fundit në një denoncim të bërë në 25 Nëntor 2020, deklaroi se prona e tij iu shkatërrua nga fadromat e bashkisë në 23 Nëntor 2020 me pretendimin se do bënin lulishte, por më pas bashkia i ka dhënë leje një tjetër qytetari të vijojë ndërtimet në pronën e tij. Punimet për lulishte nga ana e Bashkisë, nuk  kanë pasur si qëllim zgjerimin e  hapësirave publike, por të favorizonin personin tjetër, me të cilin kallëzuesi pranon se ka pasur një konflikt pronësie.

Personat e arrestuar
Altin Pali (Arrest me burg), Drejtor i Urbanistikës! I Akuzuar për “Shpërdorim detyre”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Vali Jançe (Arrest shtëpie) Shefe e Urbanistikës në kohën e kryerjes së veprës penale. E akuzuar për “Shpërdorim detyre”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Agim Cuni (Arrest me burg), aktualisht specialist te Emergjencat, ish Shefi i IKMT në kohën e kryerjes së veprës penale! Akuzohet për ‘Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Arben Guraj (Arrest me burg), Përgjegjës i sektorit të Shërbimeve. I Akuzuar për “Shpërdorim Detyre”.

Arjan Demiraj (Arrest në burg), inxhinier pranë një shoqërie tregtare! I dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimit të Ndikimit të Paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Vait Koshi (Arrest në burg) ekonomist, menaxher i një shoqërie tregëtare. I akuzuar për “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:45
Dalin emrat, kush zyrtarë në Bashkinë Dimal që u arrestuan për korrupsion dhe shpërdorim detyre

1675243806_spakdhegjkko.JPG

Report Tv ka siguruar emrat e tre prej zyrtarëve të arrestuar në Bashkinë Dimal për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

- Altin Pali, Drejtor i Urbanistikës Bashkia Dimal

-Vali Jançe, ish Shefe e Urbanistikës në Bashkinë Dimal

- Agim Cuni, Specialist te Emergjencat Bashkia Dimal

- Arben Guraj, Përgjegjës i sektorit të Shërbimeve Bashkia Dimal