Korrupsion, FIFA: Blater dhe Platini
pezullohen me nga 8 vite nga futbolli

Korrupsion, FIFA: Blater dhe Platini<br />pezullohen me nga 8 vite nga futbolli
Futbolli në kaos. Presidenti i FIFA-s Sepp Blatter dhe i UEFA-s, Michel Platini janë pezulluar me nga 8 vite nga Komisioni i Etikës në qeverinë e futbollit botëror me akuzën e korrupsionit.
 
Vendimi nga Komisioni i Etikës u mor pas një hetimi disa mujor dhe dëshmive të dy njerëzve më të fuqishëm të futbollit në Europë dhe botë deri para pak muajsh.
 
Blatter dhe Platini akuzohen për një transferim të dyshimtë që tashmë është gjykuar si rast korruptim nga FIFA te UEFA të 2 milionë Eurove në vitin 2011.

Sipas Komitetit të Etikës, pagesa ndaj francezit për bashkëpunimin me Blater, sipas marrëveshjes së arritur mes palëve në vitin 1999 “nuk kishte baza ligjore”.

Tashmë në moshën 79 vjeçare Blatter detyrohet që t’u mbyllë derën përgjithmonë ambicieve, ndërsa francezit Platini i mbetet ëndrra në sirtar për të drejtuar FIFA-n një ditë, pasi humbet shansin për të kandiduar në zgjedhjet që do të zhvillohen vitin tjetër.
 
Por, Sep Blatter nuk dorëzohet, pasi do të vazhdojë betejën ligjore për të apeluar vendimin e Komisionit të Etikës së FIFA-s në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.

“Do ta apelojmë këtë vendim menjëherë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv. 8 vjet pezullohesh nëse ke bërë një krim të rëndë. Me Platini kam bërë një kontratë në vitin 1998 pas botërorit.

Platini punoi për FIFA-n. Ramë dakord që ta paguaja në dy këste sipas rregullores, kam dëshmitarë për këtë marrëveshje.

Nuk kam përvetësuar asnjë fond që nuk e kam fituar. Më vjen keq që po më godasin si një top sepse kam punuar me zemër gjatë 41 viteve në këtë institucion dhe më vjen keq gjithashtu për të gjithë anëtarët e FIFA-s që janë akuzuar.

Më vjen turp për vendimin e marrë nga Komiteti i Etikës por nuk më vjen turp për veprimet e mija”deklaroi pas vendimit. 



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

VIDEO-LAJM/ Ezani i parë pas përurimit të Xhamisë së Namazgjasë! Imami Kalaja publikon pamjet nga brenda, bie në sy arkitektura mjeshtërore

VIDEO-LAJM/ Ezani i parë pas përurimit të Xhamisë së Namazgjasë! Imami Kalaja publikon pamjet nga brenda, bie në sy arkitektura mjeshtërore