Korrupsion tek Tatimet/ Arrestohet inspektori, u kërkonte 5 mijë euro bizneseve për mos i çuar në Prokurori

Korrupsion tek Tatimet/ Arrestohet inspektori, u kërkonte 5 mijë euro bizneseve për mos i çuar në Prokurori

Foto ilustruese

TIRANË- Policia ka arrestuar një person për veprën penale "“Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Sipas informacioneve, 37 vjeçari ErjonTrungu ushtronte detyrën si Inspektor në Drejtorinë Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme e Tatimeve.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se Trungu iu kërkonte dhe iu merrte shuma të konsiderueshme monetare subjekteve të ndryshme private, si këmbim për të mos i hetuar dhe mos i referuar në prokurori, kur këto subjekte konstatoheshin në shkelje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma monetare prej 5000 eurosh, që Trungu ia kishte marrë administratorit të një subjekti privat.

Mësohet se inspektori tatimor i arrestuar këtë të enjte, para 5 vitesh ka qenë një ndër personat që është dhunuar fizikisht nga pronari i një biznesi pasi i kishin vendosur gjobë.

Sipas informacioneve, 37 vjeçari i arrestuar Erjon Trungu, është një nga dy  inspektorët e dhunuar në Tiranë në vitin 2015, nga pronari i një biznesi me iniciale F.S. së bashku me mikun e tij F.K.

Konflikti ka ndodhur tek stadiumi “Selman Stërmasi”, pranë një lokali, pasi Trungu së bashku me kolegun e tij ngaqë kishin konstatuar parregullsi në biznesin e shtetasit F.S. , i cili kishte kohë që e mbante fikur kasën fiskale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:51
Arrestimi i inspektorit për korrupsion, reagon DPT: U pushua menjëherë nga puna

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka reaguar pas arrestimit të inspektorit, i cili u vë në pranga pasi iu zbuluan aferat korruptive.

Përmes një deklarate zyrtare, ata thonë se pas njoftimit për ngjarjen e ndodhur, DPT ka marrё masat e nevojshme administrative pёr largimin e menjёhershёm tё inspektorit nga detyra.

"Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nё mbështetje tё operacionit tё ndёrmarrё nga Policia e Tiranёs, “Tatimori”, pёrshёndet aksionin e fundit tё kryer nga ky autoritet, ku sё fundmi ёshtё konstatuar se njё inspektor në Drejtorinë e Hetimit Tatimor në DPT ёshtё dyshuar dhe arrestuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Drejtoria e Pёrgjithshme ёshtё e vendosur tё mbёshtesё ҫdo veprimtari tё Policisё sё Shtetit nё luftёn kundёr korrupsionit dhe evazionit fiskal nё Administratёn Tatimore dhe mё gjerё.

Pas njoftimit pёr ngjarjen e ndodhur, DPT ka marrё masat e nevojshme administrative pёr largimin e menjёhershёm tё inspektorit nga detyra.

Drejtoria e Pёrgjithshme e Tatimeve dёshiron tё ritheksojё angazhimin e saj nё garantimin e njё shёrbimi tё ndershёm dhe transparent, si dhe tё sigurojё  ndёrtimin e njё administrate publike funksionale bashkёkohore nё funksion tё tё gjithё tatimpaguesve, vendit dhe shoqёrisё shqiptare.

DPT do tё vazhdojё tё jetё e angazhuar maksimalisht deri nё pastrimin e të gjithë figurave të cilat ushtrojnë funksione publike dhe abuzojnë me to në kurriz të biznesit dhe qytetarëve shqiptarё.

Ftojmё të gjithë tatimpaguesit dhe qytetarët të denoncojnë ҫdo veprim korruptiv të strukturave të Administratës Tatimore në të gjitha nivelet", shkruhet në njoftimin zyrtar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Babloku: 10/09/2020 21:15

    Ky person nuk ka qen vetem ne subjekt.te hetohen edhe personat e tjer qe breshin me motorra tmax dhe bejne sikur e kan te tyren hetimin tatimor.Ky trungu,nuk ka qen pjese e kesaj strukture pasi vite perpara eshte hequr dhe e kan rikthyer se fundmi ne pune.Tek hetimi eshte bere nje katraur ku alban cela ne krye kerkon 10.000 euro per te futur ne pune bashke me romeo shehun(sdi te shkruaj)Lan nam...me keta persona qe duket e kan zaptuar ate institucion

    Përgjigju
    • Erion: 12/09/2020 10:45

      Oh oh oh

    • Aneta: 11/09/2020 10:36

      Ti bablok mos ja fut kot.Aty te D Pergjthshe nuk guxon njeri te kerkoj leke per punesin.Albani eshte cun I zoti e njeri I mire.Mos beni shpifje te kota.Asnjehere Tatimet nuk kane qene me mire se tani.Nje drejtore me figure te paster e te mencur.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja