Korrupsioni, Çuçi: 535 zyrtarë
janë në hetim, duhen shembuj!

Korrupsioni, Çuçi: 535 zyrtarë<br />janë në hetim, duhen shembuj!
TIRANE - Korrupsioni në sistemin e drejtësisë mbetet shqetësues në Shqipëri. Këtë u kujdes ta theksojë ministri Çuçi kur tha se 535 është shifra e zyrtarëve nën hetim për korrupsion.

...

Të parët që duhen ndëshkuar për tu bërë shembull se lufta ndaj korrupsionin është në rrugën e duhur janë zyrtarët e lartë, një numër i madh i të cilëve janë në hetim. Kështu deklaroi ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi këtë të martë gjatë prezantimit të projektit të Bashkimit Europian për “Vlerësimin e Kuadrit Anti-Korrupsion në Shqipëri” (ACFA).

Ministri Çuçi, njëherësh koordinator i Strategjisë Kombëtare kundër Korrupsioni tha se janë mbi 500 raste të zyrtarëve nën akuzën e korrupsionit, por se Prokuroria sipas tij nuk duhet të stërgjasë procesin e hetimit apo edhe më tej, ta mbyllë atë. Për të pasur shembuj të tillë konkretë të ndëshkimit, ministri Çuçi tha se beteja nuk duhet të jetë vetëm e qeverisë, por e të gjitha hallkave të drejtësisë dhe jo vetëm.

 “Sfidë mbetet reformimi i tërë sistemit të drejtësisë për ta kthyer të pakorruptueshëm. Objektivi primar është të kthejmë besimin tek qytetarët, të rrisim shkallën e besimit tek puna konkrete e qeverisë. Qeveria do ketë vullnet të palëkundur kundrejt reformës. Ka një numër i madh zyrtarësh të referuar në organet e hetimi, janë 535 të tillë, mes të cilëve një numër i madh zyrtarësh të lartë, për korrupsion. Unë mendoj që hetimi nuk duhet stërgjatur apo mbyllur, duhet vullnet i plotë nga të gjitha hallkat për të bërë shembull që lufta kundër korrupsionit do të japë fryte. Duhet përgjegjësi më e madhe për institucionet publike për të trajtuar pa vonesa referimet e kryera për raste korrupsioni që vijnë nga qytetarët. Bërja shembull, ndëshkimi duhet të jetë reflektim i shumë aktorëve jo vetëm qeverisë”, - u shpreh Çuçi.
cuci
Çuçi shtoi se mazhoranca nuk do të tolerojë në luftën ndaj korrupsionit dhe për këtë ai tha se qeveria do të ketë gati paketën anti-korrupsion javën e ardhshme, kur pritet të prezantohet një fushatë të madhe kundër Korrupsionit. Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore tha se në këtë proces duhet përfshirje e shoqërisë civile

“2015-a, është vit i vrullshëm veprimesh, realizimesh, pjesë e të cilave do të jenë dhe rekomandimet e këtij projekti”, theksoi ministri.

Romana Vlahutin cuci

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Romana Vlahutin kërkoi nga qeveria shqiptare rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit. Korrupsioni sipas saj është një fenomen që nuk mund të injorohet. Në këtë luftë, tha ajo, Bashkimit Evropian është i gatshëm të ndihmojë financiarisht me projekte qeverinë shqiptare.

“Rezultatet e prekshme në luftën kundër korrupsionit janë element qendror për Shqipërinë për të lëvizur në hapat drejt integrimit. Korrupsioni është një problem që nuk mund ta injorojmë, pasi promovon ndër të tjera pabarazinë ekonomike, ushqen krimin e organizuar, ndalon eficencën e institucioneve publike. BE do të japë më shumë ndihmë për Shqipërinë në formën e buxhetit për mbështetje me synim forcimin e përgjegjshmërisë së brendshme. Ne shikojmë së pari adoptimin dhe zbatimin e një strategjie Anti-korrupsion të besueshme. Kjo makineri dot ë jetë thelbësore për Shqipërinë që të ketë një regjistër të dhënash për dënimet në të gjitha nivelet”, përfundoi ambasadorja e BE-së në vendin tonë.
 
Romana Vlahutin

“Projekti për Vlerësimin e Kuadrit Anti-korrupsion në Shqipëri (ACFA), është një përpjekje 1-vjeçare e BE-së për ballafaqimin me situatën e korrupsionit në vendin tonë, i cili është ende në proces dhe nuk është një vendim përfundimtar për atë që do të ndërmerret.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Cërrik/ Qëlloi me armë zjarri në ajër në fshatin Liçaj, në pranga 36-vjeçari! Iu kap municion luftarak

Cërrik/ Qëlloi me armë zjarri në ajër në fshatin Liçaj, në pranga 36-vjeçari! Iu kap municion luftarak