TIRANË - Ish-gjyqtari i Sarandës, Rasim Doda,ka akuzuar këtë të premte ish-ministrin e drejtësisë, Nasip Naço, për një kurth ndaj tij, kurth që sipas Dodës detyroi prokurorin ta arrestojë dhe të ngrejë akuzën e korrupsionit. Për të vërtetuar këtë pretendim Doda ka paraqitur para gjykatës disa komunikime telefonike të ish-ministrit Naço me shtetasin Hasan Bushi dhe shefit të informatikës së gjykatës Sarandë me kallëzuesin.
Këto komunikime, pretendoi Doda, faktojnë se ndërmjet kallëzuesit dhe shefit të IT ka patur njohje të mëparshme çka i jep atij të drejtë të pretendojë se i është ndërhyrë në padijeni në kompjuterin e zyrës. Aktualisht ndaj Rasim Dodës janë zhvilluar 19 seanca gjyqësore ndërsa ai akuzohet se kërkoi 80 milion lekë në këmbim të një vendimi në favor të kallëzuesit Hasan Bushi.
Gjyqtari me gishta biznesmenit
Sipas dosjes së prokurorisë gjyqtari Rasim Doda, një ditë para dhënies së vendimit e kishte zbardhur dispozitivin për t’ia treguar biznesmenit të kompanisë “Kalaja” Hasan Bushi. Kjo me qëllimin se, nëse i jepte 80 milion lekë vjetra gjyqi fitohej nga ai dhe në të kundërt vendimi shkonte në favor të palës tjetër. Doda ia ka dhënë diapozitivin biznesmenit në një takim të bërë në rrugë.
Gjyqtari i Sarandës ia ka dhënë një letër me dizpozitivin e vendimit dhe i ka bërë një shenjë në pëllëmbën e dorës duke lënë të kuptoheshin numrat “8-0-0-0-0”, të cilën kallëzuesi e ka kuptuar si kërkesë prej 80.000 eurosh,në këmbim të vendimit favorizues. Biznesmeni i është përgjigjur me gjeste gjyqtarit që nuk kishte para. Gjyqtari pas këtij momenti është larguar, duke i lënë në dorë kallëzuesit dhe fletën e printuar të vendimit.
Mirëpo duke qenë se ky i fundit i ka pohuar se nuk donte të paguante, të nesërmen kur ishte planifikuar dhënia e vendimit, gjyqtari ka ndryshuar gjatë natës vendimin dhe i ka dhënë fitoren palës tjetër, shtetases Gjinovefa Shehut. Sipas materialit të prokurorisë mes Shehut dhe Bushit, kishte lindur një konflikt për një kontratë sipërmarrjeje, ku në tokën e shtetases Gjinovefa Shehu, biznesmeni Hasan Bushi, ka dashur të ndërtojë pallat.
Hetimet
Ngjarja është denoncuar në 21 prill në prokurori nga biznesmeni Hasan Bushi, i cili ka bashkëpunuar me prokurorinë duke përgjuar gjyqtarin Rasim Doda. Prokuroria, pasi ka marrë autorizimin nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, ka nxjerrë urdhër-ndalimin për gjyqtarin e gjykatës Sarandë, Rasim Doda, i dyshuar për “Korrupsioni pasiv i gjyqtarit”.
Urdhri i ndalimit është zbatuar në muajin qershor 2015 nga ana e forcave të policisë Tiranë. Nga hetimi i deritanishëm, Rasim Doda ka kontaktuar me njërën prej palëve një ditë para dhënies së një vendimi civil që po e gjykonte ai dhe, në këmbim të vendimit në favor të kësaj pale, dyshohet se i ka kërkuar 80 milion lekë të vjetra. Madje, për ta bërë më të besueshëm faktin se vendimi do të ishte në favor të kësaj pale, gjyqtari, një ditë para seancës përfundimtare, i ka vënë në dispozicion palës dispozitivin e vendimit, i cili do të ishte në favor të tij.
/Shqiptarja.com