Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka vendosur të pezullojë nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës i arrestuar një natë më parë për korrupsion në një lokal në kryeqytet.
"KLD në respekt të plotë të Kushtetutës së Republikës dhe të ligjit nr. 8811, datë 17.05.2001 "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë", zhvilloi sot, datë 03.05.2016, një mbledhje të jashtëzakonshme, ku vendosi të miratojë kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm nr.1458/2 Prot., datë 03.05.2016 për dhënie autorizimi për caktimin e masës së sigurimit personal ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë I.H. si dhe pezullimin nga detyra, derisa çështja penale ndaj tij të përfundojë me vendim gjyqësor i formës së prerë"-shkruan KLD
Ibrahim Hoxha prej më shumë se 10 orësh ndodhet i prangosur në kushtet e flagrancës në policinë e Tiranës Hoxha u prangos pasi hetohej prej muajsh për akuzën e korrupsionit e mitmarrjes në vlerën e 600 mijë lekëve në këmbim të një vendimi gjyqësor.
Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com