Korrupsioni, ‘furtunë’ në FIFA, 16
zyrtarë në hetim për 200 mln Euro

Korrupsioni, ‘furtunë’ në FIFA, 16<br />zyrtarë në hetim për 200 mln Euro
Skandali dhe furtuna nuk kanë të ndalur në FIFA. Arrestimet e disa muajve më parë dhe pezullimi i Blatterit e Platinisë janë shoqëruar dje me prangosjen e dy zv. presidentëve të FIFA-s, ndërkohë që akuza janë ngritur për 16 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të tjerë në qeverinë e futbollit botëror në Zvicër.

Dje u arrestuan dy zyrtarë të lartë Juan Angel Napout, president i Konfederatës së Futbollit e në Amerikën e Jugut si dhe Alfredo Haëit president i konfederatës së Futbollit në Amerikën Qendrore. Pas arrestimeve në orët e para të ditës së djeshme në mbrëmje kanë nisur hetimet edhe për 16 zyrtarë të tjerë për korrupsion, shantazh dhe shumë akuza të tjera. 

Ish-shefi i Federatës braziliane të Futbollit, Ricardo Teixeira është mes të akuzuarve të përfshirë në skema kriminale që kapin shifrat e mbi 200 milionë dollarëve ryshfete. Edhe presidenti aktual i Federatës braziliane, Marco Polo del Nero akuzohet për shantazh, rrjet mashtrimi dhe për pastrim parash.

16 të akuzuarit deri tani janë: Alfredo Haëit - president i konfederatës së Amerikës Veriore dhe Qendrore, Ariel Alvarado ish-zyrtar i futbollit në Panama, Rafael Callejas ish-president i futbollit të Hondurasit, Brayan Jimenez shefi i Federatës së futbollit të Guatemalës, Rafael Salguero anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s nga Guatemala, Hector Trujillo sekretar i përgjithshëm i Federatës së Guatemalës,

Reynaldo Vasquez ish-president i Federatës së El Salvadorit, Juan Angel Napout president i konfederatës së Amerikës Latine, Manuel Burga ish-president i federatës së Perusë, Carlos Chavez president aktual i futbollit në Bolivi, Luis Chiriboga president i futbollit në Ekuador, Marco Polo del Nero president i futbollit në Brazil, Eduardo Deluca sekretar i përgjithshëm i “Conmebol”-it,

Jose Luis Meiszner ish-sekretar i përgjithshëm i “Conmebol”-it, Romer Osuna shef i Komitetit të Auditit dhe Pajtueshmërisë për Futbollin, Bolivi, Ricardo Teixeira ish-shef i federatës së Brazilit. “FIFA është në dijeni të veprimeve të ndërmarra nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë dhe do të vazhdojë bashkëpunimin e plotë me hetuesit amerikanë, në përputhje me ligjet e Zvicrës”, theksohet në një deklaratë organit më të lartë të futbollit.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën