TIRANE- Ish numri dy i burgjeve Iljaz Labi është gjetur fajtor nga prokuroria për abuzimet me tenderat e ushqimeve për të burgosurit. Prokuroria Elisabeta Imeraj kërkoi për Labin 5 vite burg në pretencën e akuzës por për shkak të statusit të bashkëpunëtorit të drejtësisë që ka Labi ky dënim u kërkua të pezullohet.

Tashmë është gjykata ajo që do të vendos për këtë pretencë të prokurorisë, ndërsa dënim u kërkua dhe për biznesmenin Ylber Kalaja 3 vite dënim me kushtin e shuarjes së këtij dënimi. Tre vite u kërkua dhe për biznesmenin Shemsi Sinani dhe Nexhmi Ballën, ndërsa me të njëjtat akuza i pandehur është dhe ish kreu i burgjeve Artur Zoto procesi ndaj të cilit ende nuk ka arritur në fazën e pretencës së prokurorisë.