-
Juliana Hoxha nga arresti shtëpiak ankohet tek AMA: Nuk jam e arrestuar
Juliana Hoxhës, nën hetim për abuzim me 5 tendera në Ministrinë e Drejtësisë, i është komunikuar nga Gjykata e Tiranës masa e sigurisë “arrest shtëpie” nën akuzë për “shpërdorim detyre” dhe “shkelje e barazisë me tenderat”.
18 Shkurt 2019, 20:14 -
Abuzimi me tenderat, gjykata lë në 'arrest shtëpie' ish-sekretaren e Ministrisë së Drejtësisë
Në dy vite, 2016-2017, prokuroria ka zbuluar abuzime dhe shkelje me 5 tendera te Ministria e Drejtësisë duke shkaktuar një dëm të llogaritur në miliona euro. Për këto abuzime veç 12 zyrtarëve që janë nën hetim dhe per të cilët është dhënë masë sigurie, po verifikohen edhe dy ish-ministrat Petrit Vasili dhe Ylli Manjani.
10 Shkurt 2019, 12:21 -
Akuzat e Kryemadhit, Gjonaj: Sulmi i qëllimshëm, në skandalin e tenderave të përfshirë njerëz të LSI-së
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj i cilëson deklaratat e Kryemadhit si të qëllimshme, pasi në skandalin e tenderave që po hetohen janë të përfshirë njerëz të LSI-së. Kryemadhi akuzoi dje nga foltorja e Kuvendit, ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj se po keqpërdor institucionin duke sulmuar përfaqësuesit e LSI. Deri tani janë 12 zyrtarë që po hetohen për tenderat në Ministrinë e Drejtësisë, ndërsa gjithashtu po verifikohen edhe dy ish-ministra të LSI-së, Petrit Vasili dhe Ylli Manjani.
8 Shkurt 2019, 12:34 -
Tenderat, ndryshohet masa për dy zyrtarë të arrestuar të Ministrisë së Drejtësisë (Po verifikohen edhe Vasili me Manjanin)
Dy nga ish zyrtarët e arrestuar për abuzim me detyrën në pesë procedura prokurimi pranë ministrisë së Drejtësisë kanë lënë qelitë për t'u hetuar me masë arrest në shtëpi. Ndërsa për ish sekretaren Juliana Hoxha dhe 9 të tjerë masat do të verifikohen të shtunën pasi në mungesë është caktua arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje.
8 Shkurt 2019, 11:20 -
Po verifikohet për abuzim me tenderat, Manjani: S'kam ndërmend t'i nënshtrohem gjyqeve popullore dhe elektronike
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me faktin se Prokuroria e Tiranës po e verifikon atë së bashku me ish-ministrin Petrit Vasili për skandalin e zbuluar të abuzimit me tenderat në Ministrinë e Drejtësisë.
6 Shkurt 2019, 14:22 -
Abuzim me tenderat, 4 zyrtarë të arrestuar, 8 detyrim paraqitje, verifikim 2 ish-ministrave Vasili e Manjani (EMRAT)
Dy ish-ministra të Drejtësisë, Petrit Vasili dhe Ylli Manjani po verifikohen për disa tendera në kohën që kanë drejtuar këtë dikaster, ndërsa katër zyrtarë janë arrestuar dhe tetë të tjerë janë në arrest shtëpie. Zyrtarët e arrestuar janë ish-sekretarja e përgjithshme Juliana Hoxha, drejtori ekonomik Aurel Lamce dhe dy specialistët e IT-së, Lysien Ali dhe Arlind Alikaj. Report Tv zbulon emrat e të gjithë personave që po hetohen. Report Tv zbulon detaje nga dosja dhe tenderat që po hetohen nga prokuroria e Tiranës.
6 Shkurt 2019, 01:17 -
Korrupsioni me tenderat në burgje, prokuroria kërkon lirimin e zv/ drejtorit
Prokuroria për Krimet e Renda kërkon dënimin me 5 vite burg për ish-nën drejtorin e burgjeve Iljaz Labi të akuzuar për korrupsion, por për shkak të bashkëpunimit me prokurorinë kërkoi pezullimin e vuajtjes se dënimit.
18 Prill 2018, 14:04