Korrupsioni në FIFA, Beckham: 
Poshtëruese dhe e papranueshme

Korrupsioni në FIFA, Beckham: <br />Poshtëruese dhe e papranueshme
 Ish-përfaqësuesi i kombëtares së Anglisë, David Beckham skandalin e korrupsionit në FIFA i cili kulmoi me dorëheqjen e presidentit të rizgjedhur, Sepp Blatter, e cilësoi si poshtërues, të turpshëm dhe të papranueshëm, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Beckam në lidhje me këtë temë ka folur për mediat britanike duke e komentuar edhe tashmë ish-presidentin e FIFA-së, Sepp Blatter, i cili në kongresin e javës së kaluar të FIFA-së u zgjodh përsëri, dhe më pas dha dorëheqje.
 
Sipas fjalëve të 40-vjeçarit Beckham, FIFA megjithatë është nisur drejt rrugës së drejtë. "Ajo çfarë kemi mësuar deri më tani (në lidhje me skandalin e korrupsionit) është poshtëruese, e turpshme dhe e papranueshme", porositi Beckham.
 
Ai shtoi se administrata e futbollit nuk duhet të jetë në pronësi të disa njerëzve në krye, dhe theksoi: "Futbolli u takon miliona njerëzve që e duan. Ka ardhur koha për ndryshime në FIFA dhe të gjithë jemi shumë të lumtur për këtë."
 
Në javët e mëparshme në FIFA ndodhi skandali më i madh i korrupsionit që nga themelimi i kësaj organizate. Nisur nga kjo janë arrestuar gjashtë zyrtarë të lartë të FIFA-së.
 
Blatter (79 vjeçar) është rizgjedhur për postin e presidentit të FIFA-së, pasi që në raundin e dytë të zgjedhjeve hoqi dorë kundërshtari i vetëm i tij princi jordanez Ali bin al-Hussein, por i cili pas dorëheqjes së Blatter njoftoi se përsëri do të jetë kandidat për postin e presidentit të

Asociacionit Botëror të Futbollit.
 
Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

'Bardhi pa kokërr leku', Sara tregon mes lotësh momentin e vështirë dhe kush i ndihmoi për qiranë

'Bardhi pa kokërr leku', Sara tregon mes lotësh momentin e vështirë dhe kush i ndihmoi për qiranë