Abuzuan me tenderin e ushqimeve për të burgosurit përfundon në gjyq ish zv/ drejtori i burgjeve dhe 3 biznesmenët e akuzuar nga prokuroria për korrupsion.
Më 9 shkurt krimet e rënda nisin procesin ndaj ish zyrtarit Iliaz Labi dhe Elidjan Laskaj, Shemsi Sinani, Nexhmi Balla, Ylber Kalaja dhe ky gjykim kryesohet nga realtorja Miliana Muça.
Të pestë këta të shtetas janë marrë të pandehur me akuzën e korrupsionit pasiv e aktiv të funksionarëve të lartë shtetëror dhe armëmbajtjes pa leje.
Në përgjimet e prokurorisë ndër sms e shkëmbyer u regjistrua dhe shifra prej 2 milion lekë për të fituar tenderin e furnizimit me ushqime të burgjeve kryesisht bylmet e vezë.
Nga hetimet rezultoi se tenderi i ushqimeve ishte për të furnizuar 22 institucionet e vuajtjes së dënimit në vend.
Përgjimet kanë zbardhur se ish numri dy i burgjeve i kërkonte takim administratorit të “MB, Kurti” Shemsi Sinani duke i thënë “ Po nuk erdhe sot, mos hajde fare”.
Labi u prangos më 11 korrik 2016 dhe prej asokohe krimet e rënda kanë refuzuar disa kërkesa të tij për revokimin e masës arrest me burg.
Gjithashtu, së bashku me ish numrin dy të burgjeve u arrestuan 4 administratorët e kompanive private, për “korrupsion aktiv” në tenderë. Këta të ndaluar janë Elidjan Laskaj, administrator i shoqërisë “Dogel”, Ylber Kalaja, administrator i shoqërisë “Vllaznia”, Shemsi Sinani, administrator i shoqërisë “M.B.Kurti” si dhe Nexhmi Balla, administrator i shoqërisë “Nelsa”.
Ish-zv/ drejtori i Burgjeve Iliaz Labi, rezulton se është dhe vëllai i Melsi Labit i cili aktualisht mban postin e lartë shtetëror të drejtorit të Përgjithshëm të Muzeut Kombëtar.

Faksimile e çështjes gjyqësore të Iljaz Labit
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO