Prokuroria kërkon rikthimin në qeli të gjyqtarit Rasim Doda të dënuar me 3 vite burg për veprën penale të korrupsionit të funksionarëve të drejtësisë.

Me anë të rekursit depozituar më 20 korrik në Gjykatën e Lartë Prokuroria kërkon të mbetet në fuqi dënimi i dhënë ndaj Dodës në shkallën e parë dhe të prishet vendimi i apelit dhënë më 31 Maj 2017 ku u vendos që Doda të gjykohet nga e para.

Sipas rekursit të Prokurorisë dënimi ndaj Rasim Dodës ishte i ligjshëm me prova dhe fakte dhe s’kishte asnjë arsye që gjykimi ndaj tij të ribëhej me një tjetër trup gjykuese.

Deri në vendimin e Gjykatës së Lartë Rasim Doda mbetet i padënuar pasi vendimi i apelit prishi dënimi ndaj tij me 3 vite burg për korrupsionin me 80 mijë euro për të dhënë një vendim gjyqësorë për cështje pronësie në Sarandë.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com