TIRANE - Deputeti socialist ka vazhduar denoncimin për korrupsionin dhe shkeljen e ligjit në Ministrinë e Mbrojtjes. Sipas Braçes, tashmë as Berisha nuk i beson më Imamit. Ai demostroi para medias në konferencën për shtyp, dokumentet që disponon për kontrollin e urdhëruar nga Berisha.
"Këto kam dy dokumente që vërtetojnë se si kryeministri kërkoi nisjen e një kontrolli në Ministrinë e Mbrojtjes. faktet e dala nga kontrolli do tua prezantoj nesër", tha Braçe.
Ai ka përsëritur se prokuroria duhet të hetojë abuzimet në këtë dikaster, që sipas tij është "më i korruptuari në vend". "Asnjë nga dokumentet që ne disponojmë nuk përbën sekret shtetëror, por thjesht Imami nuk ka çfarë të thotë", nënvizoi Braçe, duke komentuar deklaratën e djeshme të ministrit Imami se PS ka nxjerrë sekretin shtetëror.
Braçe tha se SHIU ka të drejtë me ligj vetëm të mbledh informacion për ushtrinë dhe nuk ka të drejtë te ligj të blejë armë dhe të marrë pjesë në aksione policore.
Një ditë parë Brace u shpreh se SHIU bleu armë dy ditë para 21 janarit. Ai kërkoi të hetohet ministri i Mbrojtjes Arben Imami që sipas tij armatosi SHIU-n para 21 janari. Ai u shpreh se "dy urdhrat e Imamit janë të datave 1 09 2010 dhe 19 01 2011, autorizimi dt. 19.01 2011". Sipas tij janë shpenzuar 20 mijë euro për pasqyra kontrolli, 87 mijë euro për kamera, 30 mijë euro për pistolela. Ndërsa për snajpera 24 mijë euro.
(r.d./shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO- Braçe: Te hetohet imami