Korrupsioni në Policinë e Shtetit, Balla: Denoncim i çdo qytetari ka vëmendjen maksimale dhe do të marrë zgjidhje

Korrupsioni në Policinë e Shtetit, Balla: Denoncim i çdo qytetari ka vëmendjen maksimale dhe do të marrë zgjidhje

Taulant Balla

Ministri i Brendshëm Taulant Balla deklaron se çdo ankesë dhe çdo denoncim i çdo qytetari ka vëmendjen maksimale dhe do të marrë zgjidhje.

Përmes një postim në rrjetet sociale ministri Balla nënvizon se veshi i shurdhër dhe syri qorr i një polici dhe mosreagimi i forcave të rendit ndaj denoncimeve të qytetarëve, janë rreshtim i policisë kundër tyre dhe kundër shtetit.

“Të dashur qytetarë, nga çdo anë e Shqipërisë. Ju jeni jo vetem arsyeja pse ekziston Policia e Shtetit, por jeni edhe partnerët tanë të pazëvendësueshëm në mbrojtjen e vendit dhe të çdo individi, nga çdo lloj paligjshmërie, që nga korrupsioni dhe krimi i organizuar, tek krimi ordiner dhe deri tek krimi ndaj pronës publike e private. Veshi i shurdhër dhe syri qorr i një polici, heshtja bashkëfajtore me të fortët e lagjes dhe mosreagimi i forcave të rendit ndaj denoncimeve të qytetarëve, janë rreshtim i policisë kundër tyre, kundër shtetit. Prandaj çdo ankesë e juaja çdo denoncim, po ndiqet me shumë kujdes, sepse për mua secila prej tyre është një gur në murin e madh të besimit që duhet të ringrihet për Policinë e Shtetit”.

Balla falenderon të gjithë qytetarët që kanë raportuar ankesa për veprime të dyshuara të paligjshme apo që bien ndesh me Kodin Etik në Policinë e Shtetit si dhe thekson se të gjitha ankesat kanë gjetur zgjidhje.

“Falenderoj dhjetëra qytetarë të cilët kanë raportuar plot raste apo paraqitur ankesa për veprime të dyshuara të paligjshme apo që bien ndesh me Kodin Etik në Policinë e Shtetit. Në një kohë të shkurtër kemi, në bazë të këtyre raportimeve/ankesave, punonjës

 

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 17/08/2023 11:17

    Ministri Balla duhet t’il kujtoje policeve ne kabinat e pritjes te kontrollit të pashaporteve se nje ´Miredità, eshte gjera me elementare. Ne nuk jemi nen hetim, por kemi ardhur per turizem dhe do shpenzojme kursimet vjetore ne Shqipëri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Manchester City mposht 0-2 Tottenhamin dhe 'prek' titullin e Premier League, Spurs zyrtarisht jashtë Champions League

Manchester City mposht 0-2 Tottenhamin dhe 'prek' titullin e Premier League, Spurs zyrtarisht jashtë Champions League