Korrupsioni, prokuroria në lëvizje
priten arrestime të zyrtarëve

Korrupsioni, prokuroria në lëvizje<br />priten arrestime të zyrtarëve
Pas presionit ndërkombëtar Kosova duket se po nis operacion më të madh të hetimit sa i përket korruspsionit. Sipas mediave në prishtinë kryeprokurorit i Shtetit, Sylë Hoxha, në fillim të kësaj jave ka përfunduar ciklin e vizitave nëpër të gjitha instancat e prokurorive në gjithë Kosovën.
 
Ai ka vizituar Prokurorin Speciale, Prokurorinë e Apelit dhe prokuroritë themelore, me ku ka ka zhvilluar takime me kryeprokurorë dhe prokurorë të këtyre prokurorive.
 

Gjatë këtyre takimeve, Hoxha, është njoftuar nga afër me punët që janë duke i zhvilluar prokuroritë, me theks të veçantë në luftimin e korrupsionit, krimit të organizuara, sekuestrimin, konfiskimin etj.
 
Ai po ashtu, është njoftuar edhe me problemet me të cilat po ballafaqohen prokuroritë dhe prokurorët gjatë punës së tyre.
 
Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit ka ofruar mbështetje të plotë për të gjithë prokurorët, ndërsa në secilin takim që ka zhvilluar me ta, ka kërkuar angazhime maksimal të tyre, në mënyrë që puna që ata bëjnë të jetë sa me efikase dhe e prekshme për qytetarët e Republikës së Kosovës.



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje