‘Korrupsioni’, Raunig: Institucionet e drejtësisë të bashkëpunojnë
TIRANË, 16 Korrik/ATSH-Almarina Gegvataj/- Në luftën kundër korrupsionit është tejet i rëndësishëm bashkëpunimi mes të gjitha institucioneve të pavarura, të cilat luajnë një rol kyç në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit. Kështu deklaroi Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Florian Raunig, gjatë prezantimit të Projektit të Planit të Veprimit Kundër Korrupsionit për periudhën 2014-2017, organizuar sot […]
TIRANË, 16 Korrik/ATSH-Almarina Gegvataj/- Në luftën kundër korrupsionit është tejet i rëndësishëm bashkëpunimi mes të gjitha institucioneve të pavarura, të cilat luajnë një rol kyç në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit.
Kështu deklaroi Ambasadori i
OSBE-së në Tiranë, Florian Raunig, gjatë prezantimit të Projektit të Planit të Veprimit Kundër Korrupsionit për periudhën 2014-2017, organizuar sot në bashkëpunim me Ministrin e Shtetit për Çështjet Vendore/Koordinator Kombëtar kundër Korrupsionit, Bledar Çuçi, në Hotel "Sheraton".
Raunig theksoi se përfshirja dhe angazhimi i tyre profesional nga ILDKPKI, Prokuroria e Përgjithshme. KLSH dhe KLD, është vendimtar për suksesin e veprimeve kundër korrupsionit, në mënyrë të veçantë për hetimin dhe ndjekjen penale të zyrtarëve të lartë.
Duke vlerësuar punë e qeverisë, dhe veçanërisht të Ministrit Çuçi, për vullnetin e fortë dhe angazhimin për të luftuar korrupsionin në vend, Ambasadori vuri në dukje se korrupsioni gërryen besimin e qytetarëve tek institucionet publike dhe dëmton veçanërisht personat në nevojë, të cilëve u duhen më shumë shërbimet publike. Sipas tij, pasuritë publike devijohen në xhepat e individëve të korruptuar në vend që të përdoren për investime në transport, energji, mjedis, shëndetësi, arsim e të tjera.
Prandaj, shtoi ai, është me rëndësi që të harmonizojmë përpjekjet dhe të ndërmarrim veprime konkrete për të minimizuar këtë dukuri, të dënojmë zyrtarët e korruptuar dhe të kthejmë besimin e publikut. Për zbatimin e këtij Plani Veprimi, Raunig theksoi se edhe vullneti politik është thelbësor për arritjen e rezultateve të prekshme nga ky plan veprimi.
"Një dokument i vetëm nuk mund ta çrrënjosë korrupsionin, por mund të nxisë angazhimin e qëndrueshëm në të gjitha nivelet për të filluar luftën efektive kundër korrupsionit në Shqipëri. Nëse nuk veprojmë tani, çmimi ekonomik, shoqëror dhe moral që do të duhet të paguajnë qytetarët dhe brezat e ardhshëm do të jetë më i lartë", përfundoi Ambasadori i OSBE-së.
Nga ana e tij, ministri Bledi Çuçi tha se ky plan sjell masa konkrete për luftën ndaj korrupsionit dhe I bëri thirrje shoqërisë civile të bëjë detyrën e saj dhe të nxjerrë në pah problemet./a.g/
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38.5%
-
Jo
52.2%
-
Nuk e di
9.2%
Vota total: 1336
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56