Në karantinë, mungesa e transportit shtoi më tepër përdorimin e biçikletave në kryeqytet. Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me një studio holandeze ka hartuar një studim i cili parashikon ndërtimin e 52 kilometra korsi biçikletash, e deri tani sipas drejtorit të transportit pranë Bashkisë Enton Panavias janë ndërtuar 33 km.

“Bashkia e Tiranës bëri një projekt të plotë lidhur me korsitë e biçikletave me asistencën e një studioje holandeze dhe ishin planifikuar 52 km për t’u ndërtuar në qytetin e Tiranës. Jo vetëm thjeshtë për t’u ndërtuar si korsi biçikletash me sinjalistikë por për të ndërtuar korsi biçikletash të cilat janë të sigurta, ashtu siç ju i keni parë dhe i keni shembull në qytet sot. Le të themi që deri tani përafërisht janë ndërtuar 33 km të korsive të biçikletave dhe pjesa tjetër është e planifikuar në vijim pasi janë rrugë të cilat kërkojnë vlerësim të shumë detajeve dhe kushteve të sigurisë lidhur me kryqëzime apo dhe kushteve të kapacitetit të rrugës përsa i përket mënyrës se si do të menaxhohet trafiku.” - tha Panavia

Panavia tha se gjatë kësaj periudhe pas ndërtimit të korsive të biçikletave, fokusi është tek siguria rrugore por edhe vijimi i promovimit të përdorimit të dyrrotakëve. Ndërsa projekti i ardhshëm është ndërtimi i stacioneve të biçikletave.

“Edhe një element tjetër shumë i rëndësishëm është dhe promovimi i lëvizjes me biçikleta. Dhe ky promovim ka një element të saj që janë stacionimet e biçikletave. Përgjatë gjithë kësaj periudhe ne nuk kemi bërë pengesë. I kemi trajtuar me shpejtësi të gjitha kërkesat e institucioneve të ndryshme, subjekteve të ndryshme të cilat kanë kërkuar stacionime biçikletash pranë vendqëndrimeve të tyre në rrugë apo në vend parkimi. Për këtë, deri tani jemi duke e vlerësuar dhe do të jetë në vijim jo vetëm sipas kërkesës së subjekteve të ndryshme por do të jetë një projekt i plotë lidhur me stacionimet e biçikletave” - deklaroi Panavia.

Korsit e biçikletave