Komisionerja e BE, Marta Kos nga Tirana tha se mbështet rrugën e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE. Kos tha se duan që BE të bëhet realitet i prekshëm për të gjitha vendet e rajonit. Kos u shpreh se të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor i përkasin BE dhe duhet të bëhen shtete anëtarë me të drejta të plota

“Kemi arritur në mes të periudhës 4-vjecare të planit të rritjes. Faleminderit që e keni bërë të mundur që të diskutojmë në këtë nivel për planin e rritjes. Kënaqësi të kthehem në Tiranë, për të mbështetur jo vetëm ecurinë e Shqipërisë drejt be, por edhe të gjithë vendeve. Kemi patur diskutime për mënyrat për të përshpejtuar zbatimin dhe për ta bërë planin e rritjes një histori suksesi. Për t’iu integruar në shumë fusha. Duam që BE të bëhet realitet i prekshëm. Në disa fusha po merr formë, shqiptarët dhe malazezët përfitojnë nga kosto më të ulëta të transaksioneve falë SEPA-s. Të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor i përkasin BE dhe duhet të bëhen shtete anëtarë me të drejta të plota si shpërblim i merituar për përafrimin me legjislacionin dhe vlerat e BE. Kemi afat që po afron, në qershor do kemi skadimin e periudhës tranzitore 1-vjecare për reformat e papërmbushura nga raundi i dytë.

Diskutuam se si mund të tërheqin më shumë investues të huaj instrumentet tona. Sa më shumë i afrohen BE-së vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria dhe mali i zi janë vende pararojë, aq më shumë kureshtarë bëhen qytetarët e vendeve të BE, por edhe më shumë investitorë janë gati të vijnë këtu. Na mbeten edhe 2 vite që plani i Rritjes të kthehet në sukses dhe të përgatisim terrenin për integrimin tuaj në BE”, tha Kos.


Lajmi kryesor:

Samiti/ Rama: Ballkani Perëndimor s'kërkon lëmoshë, po bën detyrat! Kos: Shpejtoni reformat, do humbisni 300 mln euro fonde nga Plani i Rritjes