Kosa e Vetingut/ ‘Digjet’ gjyqtari i çështjes së Gjin Gjonit kundër Shqiptarja.com

Kosa e Vetingut/ ‘Digjet’ gjyqtari i çështjes së Gjin Gjonit kundër Shqiptarja.com

Ervin Metalla

Vetingu ka ‘djegur’ gjyqtarin pranë Gjykatë së Apelit Tiranë, Ervin Metalla, i cili do të gjykonte padinë e po të gjyqtarit të Apelit, Gjin Gjoni, kundër Shqiptarja.com dhe dy gazetarëve pranë saj, Elton Qyno dhe Adriatik Doçi. Në datën 6 qershor të këtij vitit, Ervin Metalla është përzgjedhur përmes shorit si relator i padisë së Gjin Gjoni kundër Shqiptarja.com. Por në datën 23 korrik të këtij viti, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi bazë i Vetingut, ka vendosur të shkarkojë nga detyra gjyqtarin e Apelit Tiranë, Ervin Metalla, me arsyetimin se Metalla nuk ka shpjeguar bindshëm burimin e ligjshëm të pasurive të tij, ka ndërmarrë hapa për të fshehur dhe paraqitur në mënyrë të pasaktë pasuritë në pronësi të tij. Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dërgoi një raport në KPK, sipas të cilit gjyqtari kishte bërë deklarim të saktë, nuk kishte fshehur dhe justifikonte pasurinë, por trupa gjykuese e përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Etleda Çiftja dhe Xhensila Pine, pas një hetimi të thelluar, kanë dalë me një konkluzion të kundërt nga ai i ILDKPKI.

Për rrjedhojë, trupa gjykuese ka vendosur që Ervin Metalla të mos shërbejë më në sistemin e drejtësisë. Ndërkaq, Metalla e ka ankimuar vendimin e KPK në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Metalla i kërkon Kolegjit të Apelimit përfundimin e hetimit edhe për dy kriteret e tjera të rivlerësimit, atë të kontrollit të figurës dhe aftësive profesionale, ndryshimi i vendimit nr. 45, datë 23.07.2018 i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin e tij në detyrë. Fati i gjyqtarit do të vendoset nga trupa gjykuese e Kolegjit të Apelimit, e kryesuar nga Albana Shtylla, relatore Rezarta Schuetz dhe anëtarë Ina Rama, Ardian Hajdari dhe Natasha Mulaj.

Padia e Gjin Gjonit
Anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Gjin Gjoni, njëherësh gjyqtar i Apelit Tiranë dhe anëtar i Kolegjit Zgjedhor, së bashku me bashkëshorten e tij, Elona Çaushi akuzojnë gazetën Shqiptarja.com dhe gazetarët e saj Elton Qyno dhe Adriatik Doçi për
shpifje, ndërsa pasojë në total një dëmshpërblim prej 40 milionë lekësh të vjetra. Gjyqtari Gjin Gjoni, në padinë e tij të qershorit 2017, u referohej disa pasazheve të dy artikujve të gazetarëve Elton Qyno dhe Adriatik Doçi, botuar në gazetën Shqiptarja.com, të cilët këta të fundit i kishin të bazuara në burime të mirëdokumentuara dhe faktuara. Shqiptarja.com dhe dy gazetarët u kanë qëndruar në çdo germë shkrimeve, si para gjykatës, ashtu edhe para publikut, pasi shkrimet janë bazuar në dokumente zyrtare.

Rrëzimi në shkallën e parë
Në mas të këtij viti, Gjykata e Tiranës vendosi të pushojë padinë e gjyqtarit Gjin Gjoni ndaj gazetarëve të Shqiptarja.com Elton Qyno dhe Adriatik Doçi. Por, vetëm pesë ditë pasi kryegjyqtarja e Krujës Alma Kolgjoka (Hoxha) vendosi të pushojë procesin civil, ky vendim është kundërshtuar nga Gjin Gjoni. Çifti Gjoni-Çaushi i janë drejtuar Gjykatës së Apelit Tiranë, duke kërkuar nga kjo gjykatë prishjen vendimit nr. 2675 të datës 28 mars 2018, që urdhëronte pushimin e gjykimit dhe kthimin e çështjes për rigjykim në shkallën e parë. Në ankimin e vendimit të shkallës së parë, avokati mbrojtës i Gjin Gjonit dhe Elona Çaushit pretendon se ka qenë i sëmurë por, për shkak se ditën e gjykimit kishte pasur reshje të shumta shiu, këto reshje kanë ndikuar që ai të vonohej për të dorëzuar raportin mjekësor në sekretarinë e gjykatës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja