PRISHTINË, 21 Dhjetor /ATSH/.-Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID) deklaroi sot se kundërshton procesin e hapjes së tenderit për Termocentralin 'Kosova e Re' me vetëm një ofertues dhe se kontestimi bëhet bazuar në ligjin për Prokurimin Publik.
"Duke pasur parasysh që për Termocentralin 'Kosova e Re' është vetëm një ofertues, ky proces bie ndesh direkt me këtë ligj", sipas komunikatës së dërguar.
Prandaj, KOSID kërkon nga Komiteti Drejtues i Projektit TC 'Kosova e Re', që të anulojë procesin e tenderit për këtë projekt./b.j//m.m/