Kosovë, 9 vjet Inspektoriat Policor
punonjësit dhurojnë gjak për fëmijët

Inspektorati Policor i Kosovës kujtoi sot nëntë vjetorin e themelimit përmes një ceremonie ku morën pjesë përfaqësues të lartë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, përfaqësues të institucioneve që ndërlidhen me fushën e sigurisë, gjyqësisë, prokurorisë si dhe përfaqësues nga Shërbimi për Çështje të Brendshme dhe Ankesa të Republikës së Shqipërisë.

Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së Fitim Shishani theksoi se rrugëtimi i IPK-së ndër vite ishte përplot sfida e suksese:

“Është e pamundur që në përvjetorë të mos i kujtojmë rezultatet dhe sfidat duke llogaritur edhe kontributin e secilit pjesëtar të IPK-së më të cilët jam shumë krenar. Të mbikëqyrësh një institucion si Policia e Kosovës nuk është punë e lehtë, por ne do të vazhdojmë angazhimet tona duke qenë çdo herë të përgatitur, profesional dhe objektiv” – theksoi ndër të tjera Shishani duke potencuar se rrugëtimi i IPK-së deri në këtë fazë të sotshme u mundësua edhe nga përkrahja e institucioneve vendore e ndërkombëtare siç është ICITAP.
kosove inspektoriati

Përfaqësuesi i ICITAP-it  Ron Fisher i cili pranoi një mirënjohje për përkrahjen e vazhdueshme të IPK-së theksoi se ndjehet krenar për arritjet e IPK-së:
“Ambasada Amerikane dhe ICITAP-i janë shumë krenar për punën që bën IPK, kur i mendon 9 vite që kanë kaluar, IPK ka evoluar shumë duke u bërë një organizatë e qëndrueshme për të vazhduar para me kapacitetet e saj të brendshme. IPK ka ndërtuar një reputacion dhe atë jo vetëm brenda institucioneve të Kosovës por edhe në rajon” theksoi  Fisher.

Në shenjë mirënjohjeje për përkrahjen e dhënë në ngritjen e nivelit të profesionalizmit të IPK-së, mirënjohje u ndanë edhe për përfaqësuesin e EULEX-it z. Hendrik Groeneveld, Prokurorisë së Shtetit - z. Sylë Hoxha, përfaqësuesit të DCAF-it znj Luanda Domi dhe përfaqësuesit të OSBE-së z. Henrik Malmquist.

Gjatë ceremonisë së organizuar për këtë rast,  për të gjithë punonjësit operativ të IPK-së u ndanë distinktivët e rinj.

Si pjesë e aktiviteteve për të shënuar nëntë vjetorin e IPK-së, mbi 30 punonjës të IPK-së dhuruan vullnetarisht gjak për fëmijët në nevojë, me rastin e 1 Qershorit.
Para fillimit të ceremonisë zyrtare, mbi 40 nxënës të shkollës fillore “Shkëndija” të Hajvalisë vizituan Inspektoratin Policor të Kosovës ku morën informacione lidhur me fushë-veprimtarinë dhe misionin e IPK-së.

IPK u themeluar në vitin 2006 si një mekanizëm i pavarur i mbikëqyrjes së Policisë me dy funksione kryesore: inspektimi i mënyrës së kryerjes së detyrave nga ana e Policisë në një varg të definuar të funksioneve menaxhuese, në lidhje me saktësinë, efektshmërinë dhe zbatueshmërinë e ligjeve në fuqi dhe hetimin e të  gjitha ankesave për sjellje të policëve, pa dallim grade. 

kosova inspektoriati
kosove

Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 13:30

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?



×

Lajmi i fundit

Lajm i keq për përdoruesit e filtrave, prej kësaj date nuk do t’i keni më në Instagram

Lajm i keq për përdoruesit e filtrave, prej kësaj date nuk do t’i keni më në Instagram