Kosovë, arrestohet deputetja e
Vetëvendosjes Albulena Haxhiu

Kosovë, arrestohet deputetja e<br />Vetëvendosjes Albulena Haxhiu
Deputetja nga rradhët e Lëvizjes së Vetëvendosjes Albulena Haxhiu është arrestuar këtë të martë në Prishtinë, pasi ndaj saj ishte nxjerrë një urdhër-arrest për shkak të hedhjes së gazit lotësjellës në Kuvendin e Kosovës.

Arrestimi i deputetes Haxhiu është konfirmuar nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila thotë se ajo po shkonte në një tubim në Gjilan.

"Sot u arrestua deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, teksa po shkonte në një tubim në Gjilan. Kjo qeveri kriminale, PDK-LDK-Srpska, po e përdor secilin mjet për ta shtypur opozitën ashtu që t’i realizojë projektet e Serbisë në Kosovë. Veprimet e deputetëve të opozitës brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës janë në funksion të mbrojtjes së sovranitetit të shtetit. Opozita e bashkuar nuk do të ndalet deri në tërheqjen e marrëveshjeve të 25 dhe 26 gushtit. Nëse Qeveria e Kosovës nuk guxon t’i tërheqë marrëveshjet, atëherë lë t’i hedhë në referendum, dhe le të vendos populli i Kosovës për to. Nëse as referendumin nuk guxon ta organizojë, atëherë duhet që sa më parë vendi të shkojë në zgjedhje", shkruhet në njoftim per shtyp të Vetëvendosjes .

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!