Kosovë, Blloku mbledh firmat
kërkon thirrjen e Kuvendit  

Kosovë, Blloku mbledh firmat<br />kërkon thirrjen e Kuvendit  
Anëtarët e Bllokut LDK-AAK-Nisma e Vetëvendosje pritet të mblidhen sërish sot… kësaj radhe në tentativë për të thirrur një seancën e radhë në Kuvendin e Kosovës.
 
Sipas mediave kosovare, deputetët e koalicionit paszgjedhor kanë mbledhur të gjitha nënshkrimet për vijimin e seancës konstituive, të cilat, sipas rregullave duhet të dorëzohen në sekretarinë e Kryesisë së Kuvendit e cila duhet të njoftojë të gjithë deputetët.
 
Mediat kosovare thonë se përpos 4 partive të koalicionit, pritet të japin përgjigje pozitive edhe pjesa më e madhe e deputetëve minoritarë.
 
Për më tepër, liderët e partive të Bllokut, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj dhe Albin Kurti do të takohen sot pas mesdite me qëllim diskutimin e hapave të mëtejshëm në lidhje me seancën që duan të thërrasin brenda kësaj jave.
 
Ndërkaq, përpara pak javësh, partitë e koalicionit me 62 nënshkrime, më tepër nga ç’nevojiteshin arritën të mblidhnin një seancë jo të mirëfilltë, pa praninë e PDK-së së Hashim Thaçit dhe partive minoritare, në të cilën nuk u bë asnjë zgjedhje e kryesisë së kuvendit.
 
Deputetët pjesëmarrës në fjalën e tyre dhanë argumentet e tyre se përse PDK duhet të tërhiqet nga skena politike dhe të mos mbajë më peng qeverinë dhe institucionet e Kosovës.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat