Kosovë, Demarkacioni pritet
të shqyrtohet sot në Kuvend

Kosovë, Demarkacioni pritet<br />të shqyrtohet sot në Kuvend
Jetëgjatësia e koalicionit qeverisës do të vihet në test gjatë kësaj jave. Mocioni i iniciuar nga opozita, si dhe Marrëveshja e demarkacionit, që pritet të procedohet për votim janë vlerësuar si akte që do t’i japin epilog bashkëjetesës në mes PDK-së dhe LDK-së.

Qeveria e Kosovës do të mblidhet sot për ta miratuar Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, e cila menjëherë do t’i përcillet Kuvendit, shkruan sot Koha Ditore.

Nuk përjashtohet mundësia që të njëjtën ditë të mblidhet edhe Kryesia e Kuvendit për ta futur në rend dite në seancë plenare.

Nuk dihet nëse Qeveria do të kërkojë seancë të jashtëzakonshme, e cila mund të mbahet qysh të hënën. Kjo pasi të martën Kosova feston 9 majin dhe është ditë pushimi, ndërkaq të mërkurën në rend dite do të jetë mocioni i mosbesimit për Qeverinë Mustafa, i iniciuar nga partitë opozitare. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Bilalli në Report Tv: Rusia mund të godasë me raketa vende që furnizojnë Ukrainën me armë! Cënohet siguria në Europë! Çfarë është raketa Oreshnik

Lufta/ Bilalli në Report Tv: Rusia mund të godasë me raketa vende që furnizojnë Ukrainën me armë! Cënohet siguria në Europë! Çfarë është raketa Oreshnik