Kosovë, do të shtyhet seanca
konstituive e Kuvendit?

Kosovë, do të shtyhet seanca<br />konstituive e Kuvendit?
KOSOVE- Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, e paralajmëruar për nesër, me shumë gjasa mund të shtyhet për një moment të dytë. Ndërsa ende nuk bëhen të ditura arsyet pas kësaj mase, mësohet se kërkesa e shtyrjes së kësaj séance të jetë bërë nga SLS i Slobodan Petrovicit.
 
Kryetarja e përkohsme e Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina, e kontaktuar nga media të ndryshme të vendit për të marrë konfirmimin e këtij lajmi është përgjigjur se ende nuk është vendosur asgjë.
 
“Ende nuk është vendosur asgjë. Jemi në mbledhje”, ka thënë Brovina në linjë telefonike, duke mos dashur të linte komente të tjera.
 
Ky lajm vjen vetëm dy ditë pas zyrtarizimit të emrave që do luajnë garën për Kryesinë e Kuvendit të Kosovës. Arsim Bajrami për PDK dhe Blloku (LDK, AAK, Nisma), fill pas zyrtarizimit të aleancës parlamentare me Vetvendosje, ripropozojnë Isa Mustafën.
 
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje