Kosovë, dorëhiqet gjyqtari amerikan
nuk pajtohet me Kushtetuesen

Kosovë, dorëhiqet gjyqtari amerikan<br />nuk pajtohet me Kushtetuesen
KOSOVE- Një prej anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Robert Carolan ka dhënë dorëheqjen.
 
Lajmi është publikuar sot në faqen zyrtare të Kushtetueses në të cilën theksohet se largimi i tij ka ardhur për shkaqe personale dhe se nuk do të ketë ndikim në vijimin e punës së Gjykatës. Por mediat kosovare e kanë hedhur poshtë këtë, duke thënë që dorëheqja e tij ka ardhur për shkaqe parimore. Sipas tyre, Carolan ishte i vetmi që nuk është pajtuar me 2 vendimet e fundit të Kushtetueses, caktimin e mandatarit për formimin e qeverisë dhe vendimin për kryeparlamentarin.
 
Dorëheqja e Carolan vjen në një moment kritik për vendin. Mediat thonë se dorëheqja e gjyqtarit amerikan do të pengojë për ca kohë punën e Gjykatës Kushtetuese, e cila tashmë nuk ka kuorumin e mjaftueshëm, rrjedhimisht nuk mund të gjykojë asnjë çështje. Ndërkohë, funksionalizimin e këtij institucioni mund ta garantojë vetëm Samuel Zhgobar, përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, i vetmi që ka kompetencën për të emëruar një tjetër gjyqtar.
 
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje