Kosovë, Gentilini: Liberalizimi,
pasi të plotësohen kushtet

Kosovë, Gentilini: Liberalizimi,<br />pasi të plotësohen kushtet
Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, Fernando Gjentilini, është shprehur se konkluzionet e miratuara nga shefat e shteteve anëtare të BE-së paraqesin një hap të rëndësishëm përpara dhe se tashmë është e qartë se dialogu për viza do të fillojë dhe se Kosova do të përfitojë nga liberalizimi i vizave pasi të plotësohen të gjitha kushtet.

“Konkluzionet e Këshillit të aprovuara me 5 dhjetor dhe të cilat u miratuan plotësisht nga shefat e shteteve anëtare të BE-së më 9 dhjetor, paraqesin një hap të rëndësishëm përpara. Tani më është e qartë se dialogu për vizat do të fillojë dhe se Kosova do të përfitojë nga liberalizimi i vizave kur të plotësohen të gjitha kushtet. Përpos kësaj, Këshilli, po ashtu, ka vendosur të shqyrtojë një marrëveshje tregtare me Kosovën dhe të hapë programet e BE-së për Kosovën. BE-ja, po ashtu, pranon se anëtarësimi në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim do të rrisë zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës”, thuhet në deklaratën e Gentilinit.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës e mbyllur, Kristaq Kume në Report Tv: Pazar që drejtuesit e partive të mos humbasin fuqinë

1/3 e listës e mbyllur, Kristaq Kume në Report Tv: Pazar që drejtuesit e partive të mos humbasin fuqinë