Kosova dhe Holanda ende nuk kanë nënshkruar marrëveshjen mbi Gjykatën Speciale e cila është në tryezat e punës të dy qeverive. Finalizimi i këtij dokumenti, që pala kosovare thotë se shumë shpejt do ta finalizojë dhe dërgojë në Parlament, synon që të nisë proçeset gjyqësore ndaj ish luftëtarëve të UCK-së.

Përmes saj, do të vendosjet selia kryesore e Gjykatës Speciale dhe Dhomave të Specializuara që do të merren me gjykimin e ish-udhëheqësve të UÇK’së.

Aktualisht, pala e Kosovës hështë duke pritur komentet e palëve për të arritur marrëveshjen me Holandë për Gjykatën Speciale.

Ndërkohë, njëra prej temave qendrore gjatë vizitës së Sekretarit John Kerry në Prishtinë kishte qenë edhe tema e Gjykatës Speciale. Kerry deklaroi se Gjykata duhet të zgjidh të gjitha pohimet e kohës së luftës.

Dhomat e Specializuara përbëhen nga: Dhoma e Gjykatës Themelore, Dhoma e Gjykatës së Apelit, Dhoma e Gjykatës Supreme dhe Dhoma e Gjykatës Kushtetuese, por edhe zyra administrative.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)