KOSOVË - Policia kufitare e doganës së Vermicës i ka sekuestruar një shtetasi shqiptar shumën prej 50 mijë euro. Gjatë kontrollit të një autobusi me targa shqiptare, policia zbuloi të fshehura sasinë e parave.
Sipas ligjit, shtetasit që hyjnë në doganën e Kosovës duhet të deklarojnë vlerën monetare mbi 10 mijë euro.
"Nisur nga fakti që personi nuk ka deklaruar vlerën monetare konform ligjit, dogana e ka gjobitur shtetasin me 12.500 euro", thuhet në njoftimin e doganës.
Kurse pjesa tjetër e sasisë monetare , pra 37.500 euro u konsfikua nga policia pasi shtetasi shqiptar nuk posedonte fakte për prejardhjen e parave.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com