Kosovë, krerët fetarë, thirrje për
distancim nga çdo lloj ekstremizmi

Kosovë, krerët fetarë, thirrje për<br />distancim nga çdo lloj ekstremizmi
PRISHTINË - Krerët fetarë të Kosovës, ai mysliman, Myftiu Naim Tërnava, ortodoks, Peshkopi Teodosje e katolik, Imzot Dodë Gjergji janë takuar sot në Prishtinë me komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Salvatore Farina, në kampin "Film City".

Në një komunikatë të KFOR-it thuhet se krerët fetarë kanë dënuar fuqimisht përdorimin e emrit të Perëndisë për të kryer vepër penale kundër njerëzimit.

"Fetë kurrë nuk duhet të justifikojnë urrejtjen dhe dhunën, Perëndia është paqja. Pas debatit të ditëve të fundit rreth ekstremizmit dhe radikalizmit fetar, ne duam të theksojmë se prania e shumë komuniteteve fetare në rajon është një burim për shoqërinë tonë.

Bashkësitë fetare janë miq të arsimimit shpirtëror që mësojnë të jetohet në paqe dhe në respektimin e dallimeve. U bëjmë thirrje të gjithë besimtarëve tanë që të distancohen nga çdo formë e ekstremizmit ose dhunës për të mbështetur paqen për një të ardhme më të mirë për familjet tona dhe fëmijët tanë", thuhet në komunikatë./ATSH/

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje