Kosovë, “demarkacioni” mund
të bashkojë sërish opozitën

Kosovë, “demarkacioni” mund<br />të bashkojë sërish opozitën
Pavarësisht mospajtimeve dhe ndarjes që pësuan në rrugët e tyre të të bërit opozitë, tri subjektet politike; Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën; duket se janë të gatshme të ribashkohen për të parandaluar ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi në Kuvend.

Aida Dërguti nga Vetëvendosja, Pal Lekaj nga AAK-ja dhe Bilall Sherifi nga Nisma, kanë thënë për mediet kosovare se do të përpiqen të pamundësojnë kalimin e kësaj marrëveshjeje në Kuvend me të gjitha mjetet politike.

Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se mund të ketë edhe protesta të tjera, nëse Qeveria këmbëngul në ratifikimin e demarkacionit.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden synon të zbusë tensionet në Lindjen e Mesme

Presidenti Biden synon të zbusë tensionet në Lindjen e Mesme