Kosovë, lirohet imami i Prishtinës
Gjykata vendos masën arrest shtëpie

Kosovë, lirohet imami i Prishtinës<br />Gjykata vendos masën arrest shtëpie
PRISHTINË - Gjykata Themelore e Prishtinës ka liruar sot nga paraburgimi imamin e Xhamisë së Madhe të Prishtinës, Shefqet Krasniqi, duke i caktuar 30 ditë arrest shtëpiak. Ka qenë avokati i tij, Bajram Tmava, ai që ka dhënë lajmin për mediat kosovare.
 
Krasniqi ka qenë në paraburgim që prej një muaji, nën dyshimin për vepra penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë në Republikën e Kosovës. Ndërkaq, Gjykata Themelore e Prishtinës ka refuzuar më parë ankesën e avokatëve mbrojtës të cilët kërkonin lirimin e tij.
 
Imami Krasniqi u vu në pranga bashkë me 13 imamë të tjerë në valën e arrestimeve që Policia e Kosovës kreu më 17 shtator, me akuzën e nxitjes së urrejtjes fetare dhe ekstremizmit islamik. Imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Krasniqi është marrë edhe dy herë të tjera në pyetje nga Policia e Kosovës, e cila e ka liruar vetëm pas disa orësh.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

SHBA rrit praninë e avionëve ushtarakë në Lindjen e Mesme

SHBA rrit praninë e avionëve ushtarakë në Lindjen e Mesme