PRISHTINE - Zëvendës Ndihmës Sekretari për Sigurinë Europiane, Teknologji dhe Zbatimit, Greg Delawie pritet që të jetë ambasadori i ri i SHBA-ve në Kosovë. Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare sipas të cilave, Delawie do të zëvendësojë ambasadoren aktuale të SHBA në Kosovë Tracey Ann Jacobson.
Ambasadori i ri i amerikan, Greg Delawie është zyrtar i lartë i shërbimit të jashtëm me gati 30 vjet përvojë dhe është një ekspert në sigurinë kombëtare, diplomaci, dhe çështjet politiko-ushtarake.
Delawie ishte Zëvendës Shef i Misionit në Ambasadën e SHBA në Berlin, Gjermani, ku ai shërbeu si zyrtari më i lartë operativ të një prej misioneve më të mëdha të Shteteve të Bashkuara jashtë vendit.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com