Kosovë – Serbi, Kocijancic
Brukseli inkurajon dialogun

Kosovë – Serbi, Kocijancic<br />Brukseli inkurajon dialogun
Zëdhënësja e lartë e Bashkimit Europian, Maja Kocijancic ka reaguar rreth krizës politike që ka përfshirë Kosovën, ku ka theksuar se të gjitha marrëveshjet e nënshkruara mes Kosovës dhe Serbisë duhet që të zbatohen.

“Të dyja palët të angazhuara në dialog vazhdimisht kanë kritikuar njëra-tjetrën për mos implementim të marrëveshjeve dhe, Bashkimi Evropian si garantues i marrëveshjeve, nuk qartëson se çfarë nuk është implementuar nga dyja palët dhe çfarë mbetet të punohet në vazhdim të dialogut për normalizimin e raporteve ndërmjet dy vendeve” mësohet të ketë thënë Kocijancic.

Ajo ka shtuar se Kosova dhe Serbia kanë konfirmuar angazhimin e tyre për zbatimin e këtyre marrëveshjeve, ndaj dhe mbetet për tu parë se çfarë do të bëhet në ditët në vijim.

Ky reagim vjen menjëherë pas ngjarjeve tëkrijuara në Kosovë, ku pozitadhe opozita po diskutojnë uljen  në tryezën e bisedimeve, me qëllim gjetjen e një zgjidhje për mosmarrëveshjet pas marrëveshjeve të nënshkruara mes Kosovës dhe Serbisë.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve