Kosovë, një 16-vjeçare bëhet
nënë në minutat e para të 2015

Kosovë, një 16-vjeçare bëhet<br />nënë në minutat e para të 2015
Dafina Bejta, 16 vjeçare, nga Lipjani, ka lindur vajzën e saj në minutat e parë pas orës 00:00, dhe mjeku kujdestarë në Gjinekologji, Naser Berisha, nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka treguar se të dyja janë në gjendje të mirë.

Naser Berisha, mjeku gjinekolog, ka treguar se gjatë ditës së sotme kanë qenë 16 lindje, ndërsa lindja vajzës së Dafinës, u lind në 10 minutat e parë të 2015-ës.

Gjendja e fëmijës së posalindur është mire po ashtu edhe gjendja e nënës së fëmijës është e mirë. 

“Në minutat e para të vitit të ri, në 10 minutëshin parë ka lindur Dafina Bejta, 16 vjeçare nga komuna e Lipjanit , gjinia e fëmijës femër, me peshë trupore 2750 gram, gjatësi 49 centimetra ", ka deklaruar Berisha.

Nëna 16 vjeçare, Dafina Bejta, tha se lindja ka shkuar mirë dhe se është e kënaqur me ndihëm që iu është ofruar nga mjekët. 

“Lindjen e kam kaluar shumë mirë, doktorët kanë qenë shumë të mirë, edhe mjekët, shumë mirë kam kaluar në lindje”, ka thënë ajo.

 
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf