Kosovë, plagoset me thikë në vendin
e punës gazetari Milot Hasimja

Kosovë, plagoset me thikë në vendin<br />e punës gazetari Milot Hasimja
PRISHTINË- Gazetari i njohur dhe kryeredaktori i programit të mëngjesit në “Klan Kosova”, Milot Hasimja, është plagosur me thikë, por është jashtë rrezikut për jetën dhe po trajtohet në repartin e Emergjencës, ka bërë të ditur Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), raporton “Anadolu Agency”.
 
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), me shqetësim ka marrë lajmin për plagosjen me thikë të gazetarit, Milot Hasimaj, derisa ishte duke kryer detyrën në vendin e tij të punës, thuhet në njoftimin e AGK-së që njëherësh, përmes këtij reagimi për media, ka dënuar ashpër sulmin dhe ka ftuar organet kompetente që të ndërmarrin masa urgjente ndaj sulmuesit.
 
AGK është njoftuar nga doktoresha e cila ka pranuar rastin se, Milot Hasimja ka marrë katër plagë në kokë, por është jashtë rrezikut për jetën dhe aktualisht po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare.
 
Gazetari Milot Hasimja mësohet se është plagosur me thikë nga persona të panjohur në Qendrën Tregtare në Bregun e Diellit, në vendin e punës, ndërsa ende nuk është njoftuar për arsyet e këtij sulmi. Sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve janë shqetësuese e të pa tolerueshme dhe AGK e cilëson këtë si kërcënim ndaj fjalës së lirë dhe profesionit të gazetarisë.

milot hasimja ok
(Në foto: Gazetari Milot Hasimja)
 
Marrë nga “Anadoly Agency”

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

SHBA rrit praninë e avionëve ushtarakë në Lindjen e Mesme

SHBA rrit praninë e avionëve ushtarakë në Lindjen e Mesme