Kjo është java e fundit që liderët e partive politike në Kosovë duhet të bien në akord për një marrëveshje për zgjidhjen e ngërçit politik, në të kundërt presidentja do të nisë bisedimet për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.
Zyrtarë të presidencës kanë thënë për mediat kosovare se java e dytë e nëntorit do të jetë edhe koha e shpalljes së zgjedhjeve të reja nëse partitë politike nuk arrijnë një marrëveshje për ndërtimin e institucioneve të reja.
Por deri më tani, asnjëra prej partive politike në vend as nuk hap rrugë dhe as janë shprehur pro zgjedhjeve, me arsyetimin se duhet të krijohen institucionet e reja, bazuar në zgjedhjet e 8 qershorit, të cilat e kanë lënë vendin deri më tani pa qeveri dhe institucione. Kjo lëvizje vjen pas bllokimit financiar të Kosovës, në mungesë të buxhetit të miratuar në Kuvend.
Ndërkaq, ekspertët ekonomikë në Kosovë e kanë vlerësuar vendimin e një dite më parë për miratimin e projektligjit për buxhetin e vitit 2015 si të paligjshëm, për shkak se qeveria aktuale nuk ka të sigurt të ardhmen e saj. Kështu, politikat buxhetore të përcaktuara mund të ndryshohen nga cilado qeveri që do ta udhëheqë vendin për 4 vitet e ardhshme.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?
-
Më mirë
37.5%
-
Më keq
44.3%
-
Njësoj
18.2%
Vota total: 1387
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Armir Mehaj: Refleksion në Kishën e Martirëve ku shërbeu Dom Antonio Sciarra
3 Gusht, 13:48
-
Donald Trump ‘kokë më kokë’ me Kamala Harris, ja kur do të mbahet debati i parë elektoral mes dy kandidatëve për president në SHBA
3 Gusht, 13:28
-
Noizy shoqërohet në polici! Shkak sherri me personazhin e njohur në TikTok
3 Gusht, 13:27
-
Tabaku: Qeveria t’u rikthejë këstin e taksës profesionistëve të lirë
3 Gusht, 13:17
-
Policia bën bilancin për korrikun/ 115 operacione, 607 persona në pranga
3 Gusht, 13:09
-
Veliaj inspekton punimet te Teatri i Ri: Në 30 muaj po bëjmë atë që humbëm në 30 vjet
3 Gusht, 12:55
-
SHBA/ 11 shtatori, shefi i Pentagonit anulon marrëveshjen: Nuk ka negociata me terroristët, rikthehet dënimi me vdekje
3 Gusht, 12:53
-
Arrestohen pesë të dyshuar për krime lufte në Kosovë
3 Gusht, 12:49
-
Ngriti alarmin për prodhime bujqësore me helm, Braçe i përgjigjet gazetarit “influencer”: Sabotim bujqve shqiptarë, të sponsorizuara nga importuesit e fruta-perimeve
3 Gusht, 12:45
-
Paris 2024/ Notarja nga Kosova, Hana Beiqi eliminohet nga gara e notit
3 Gusht, 12:43
-
Ali Ahmeti për incidentin e Osmanit në aeroport: Skandal i papranueshëm diplomatik
3 Gusht, 12:25
-
SHBA rrit praninë e avionëve ushtarakë në Lindjen e Mesme
3 Gusht, 12:14