Kosovë, probleme me
votimet në Mitrovicë

MITROVICË - Përsëritja e votimeve në këto tri qendra, vjen si pasojë e dhunës që ishte ushtruar nga një grup njerëzish më 3 nëntor që kishte sjellë deri te mbyllja e parakohshme e tyre. Më pas Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që votimet në këto 3 qendra të përsëriten më 17 nëntor.

Deri më tani numëri i votuesve ka qenë i vogël. Gjithashtu janë vërrejtur parregullsi të shumta gjatë procesit. Ka pasur disa raste në të cilat votuesve u është bërë presion se kë duhet të votojnë, si dhe persona të paautorizuar në vendin e votimit.

Një rast i tillë ndodhi në shkollën e Mjekësisë ku një person i cili iu drejtua kutive të votimit, u ndihmua nga një grua se ku dhe si duhet të votojë, me pretekstin se ishte i verbër.

Por në të dalë të shkollës, personi në fjalë ecte me këmbët e veta pa problem dhe i pa ndihmuar nga askush.

OSBE nuk ka raportuar publikisht për ndonjë parregullsi, por komisionerët nëpër qendrat e votimeve, thonë se ka shumë persona të cilët nuk gjejnë emrin në listat e votimit. Gjithashtu ka pasur raste që disa persona janë lejuar të votojnë me letërnjoftim të Serbisë.

Redaksia Online
(Erin Dini/a.ç/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në Los Angeles, reportazhi i ‘La Repubblica’ nga ferri i Pacific Palisades! Dëme në rrjetin elektrik dhe hidrante jashtë funksionit

Zjarret në Los Angeles, reportazhi i ‘La Repubblica’ nga ferri i Pacific Palisades! Dëme në rrjetin elektrik dhe hidrante jashtë funksionit