Kosovë, qeveria prioritete të qarta
të politikës së Jashtme në vitin 2014
Kosova ka prioritete të qarta të politikës së jashtme në vitin e ri 2014, thekson MPJ kosovare, pas përfundimit të punimeve të Konferencës së II-të të Ambasadorëve të Republikës së Kosovës.
PRISHTINË - Kosova ka prioritete të qarta të politikës së jashtme në vitin e ri 2014, thekson MPJ kosovare, pas përfundimit të punimeve të Konferencës së II-të të Ambasadorëve të Republikës së Kosovës, e cila u zhvillua në 27 dhe 28 dhjetor në Prishtinë, me temën “Politika e jashtme dhe multilateralizmi: Forcimi i rolit të Republikës së Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare”.
Gjatë dy ditëve, u trajtuan çështjet kryesore sa i përket politikës së Jashtme të Kosovës, temat që lidhen me punën e misioneve diplomatike të Kosovës, prioritetet, objektivat, sfidat si dhe perspektiva e zhvillimit të mëtejshëm të shërbimit diplomatik të Kosovës.
Në fund të punimeve u hartuan edhe konkluzionet e Përgjithshme të Konferencës së Dytë të Ambasadorëve, dokument ky që do të shërbejë për t’i adresuar sfidat dhe prioritetet e politikës së Jashtme të Kosovës në një periudhë afatshkurtër dhe afatgjatë.
Dokumenti përbëhet nga tre pjesë kryesore, ku fillimisht janë listuar arritjet e deritanishme, gjendja faktike e misioneve diplomatike të Kosovës dhe pozicioni i vendit tonë në raportet bilaterale dhe multilaterale me rajonin, Evropën dhe botën.
Në pjesën e dytë dokumenti reflekton arritjet dhe evidenton punët që duhet të ndërmerren në raport me integrimet euro-atlantike, veçmas me procesin e MSA-së dhe liberalizimin e vizave.
Ndërsa, në pjesën e tretë dhe atë më të rëndësishme, dokumenti përshkruan prioritetet dhe aktivitetet në politikën e Jashtme të Kosovës e përqendruar kryesisht në aspektin multilateral sikurse anëtarësimi në organizata ndërkombëtare, fuqizimin e imazhit të Kosovës në botë dhe rritjen e ndërveprimit ndërmjet aktorëve qeveritar për ta forcuar edhe më shumë pozicionin e Kosovës jashtë.
Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, falënderoi ambasadorët dhe konsujt për angazhimin e tyre shumë konstruktiv gjatë dy ditëve, si dhe presidenten, kryeministrin dhe ministrat e linjave përkatëse për prezantimet e tyre.
Përgjatë dy ditëve, para diplomatëve kosovarë folen presidentja Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi dhe ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, të cilët edhe kanë hapur të premten punimet e Konferencës.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.3%
-
Jo
50.4%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4224
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13
-
SPAK kërkon sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt, Beqiri: Nëse s'do fshihej pas tezes së tij Liri Berisha, s’do kishte bërë këto që ka bërë! Me lidhje politike
28 Janar, 20:02