Kosovë, ratifikohet MSA me 86 vota
opozita braktisi sallën para votimit

Kosovë, ratifikohet MSA me 86 vota<br />opozita braktisi sallën para votimit
Kuvendi i Kosovës ka miratuar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit të nënshkruar me Bashkimin Evropian. Opozita ka braktisur votimin, ndërsa kjo marrëveshje ka marrë votat e 86 deputetëve.

Marrëveshja që u nënshkrua javën e kaluar në Strasburg, shënoi edhe hapin e parë të vendosjes së marrëdhënieve kontraktuale të Kosovës me Bashkimin Evropian. Sipas opozitës kjo marrëveshje është rezultat i marrëveshjeve me Serbinë e jo i përmbushjes së kritereve nga Kosova.

Por kryeministri Isa Mustafa tha se kjo marrëveshje për nga rëndësia vjen pas shpalljes së pavarësisë. Sipas tij MSA ndërton ura të sigurta mes Kosovës e Bashkimit Europian.

Marrëveshjet me Serbinë që çuan në shtim të tensioneve politike në Kosovë, i siguruan Serbisë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Beogradi pret që brenda këtij viti të hapen kapitujt e parë të negociatave për anëtarësim. Kosova përfitoi ndërkaq marrëveshjen e stabilizim asocimit që për autoritet nënkupton hapin e parë zyrtar drejt integrimeve evropiane.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Në Bunk’Art2 hapet

Në Bunk’Art2 hapet "Dhoma e Manipulimeve": Për herë të parë tregohet lidhja mes iluzioneve optike dhe propagandës komuniste