Kosovë, Rexhepi mbron policët:
EULEX po shkel besueshmërinë
Ministria e Brendshme që udhëhiqet nga Bajram Rexhepi ka dalë në mbrojtje të policëve të akuzuar se kanë tejkaluar kompetencat me rastin e arrestimit të disa serbëve.
PRISHTINE - Ministria e Brendshme që udhëhiqet nga Bajram Rexhepi ka dalë në mbrojtje të policëve të akuzuar se kanë tejkaluar kompetencat me rastin e arrestimit të disa serbëve.
Sipas një njoftimi të MPB-së, EULEX-i ka shkelur mbi kredibilitetin e Inspektoratit Policor dhe të gjitha insitucioneve të tjera të Kosovës që merren me hetimin e rasteve të tilla.
"Pa vënë në pikëpyetje ekspertizën dhe profesionalizmin e hetuesve të EULEX-it, Ministria e Punëve të Brendshme vlerëson se mosbesimi i treguar ndaj Inspektoratit të Policisë së Kosovës dhe marrja e rastit nga EULEX-i, pa përfillur IPK-në si institucion i mandatuar për të hetuar të gjitha rastet ku dyshohet se pjesëtarët e PK-së janë të përfshirë në vepra penale, ka zbehur kredibilitetin e gjithë-përfshirjes institucionale të të gjithë mekanizmave të thirrur për hetimin e rasteve në situata të tilla si kjo e fundit", thuhet në njoftimin e MPB-së.
Zyrtarët e MPB-së kanë deklaruar se njoftimin për ngritjen e aktakuzës ndaj pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Policisë e kanë marrë nga media.
Sipas tyre, kurrsesi s'duhet të vihet faji tërë grupit pasi përgjegjësia është individuale.
"Pa dashur të interferohet në punën dhe pavarësinë e institucioneve të gjyqësorit, Ministria e Punëve të Brendshme vlerëson se përgjegjësia në rastin në fjalë është individuale në rast së ka fakte, por assesi përgjegjësia nuk mund t’i atribuohet tërë grupit që ka qenë në detyrë", thuhet më tej në njoftim.
Pavarësisht këtij reagimi ndaj aktakuzës për pjesëtarët e policisë së Kosovës, MPB ka fol edhe fjalë të mira për EULEX-it.
"MPB si institucion përgjegjës për zbatim të ligjit mbështet përpjekjet e misionit të EULEX-it për të mbështetur në forcimin e rendit dhe ligjit në Kosovë, por në të njëjtën kohë do të kujdeset për ruajtjen e imazhit të Policisë së Kosovës si institucion me besimin më të lartë të qytetarëve të Kosovës dhe sidomos do të kujdeset për ngritjen dhe avancimin e mëtutjeshëm të Njësisë Special Operative si njësia me vitale në Policinë e Kosovës e cila ka dëshmuar profesionalizmin e saj përgjatë këtyre viteve duke menaxhuar shume situata sfiduese në mbrojtje të rendit dhe ligjit".
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
57.6%
-
Jo
39.9%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 5307
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15