Kosovë, serbët e veriut të ndarë
për zbatimin e marrëveshjes
Çështja e zbatimit të marrëveshjes së 19 prillit në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Thaçi dhe atij të Serbisë, Daçiç, i ka ndarë serbët e veriut të Kosovës, sipas vlerësimeve të liderëve serbë të kësaj pjese të vendit.
BEOGRAD- Çështja e zbatimit të marrëveshjes së arritur më 19 prill në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiç, i ka ndarë serbët e veriut të Kosovës, vlerësojnë liderët serbë të kësaj pjese të vendit.
Ata kanë mendime të ndryshme lidhur me faktin, nëse serbët e veriut do ta pranojnë zbatimin e kësaj marrëveshjeje, si dhe integrimin e tyre në institucionet e Kosovës.
Lideri i serbëve të veriut Marko Jakshiç, njëherësh edhe deputet në Kuvendin e Serbisë nga Partia Demokratike e Serbisë, ka theksuar se e gjithë kjo situatë do të varet nga fakti nëse serbët e veriut do të jenë apo jo të bashkuar.
“Nëse serbët në veri do të jenë të bashkuar, vështirë se do të mund të zbatohet marrëveshja. Është vështirë të zbatohet marrëveshja edhe për faktin se qeveria në Beograd e di që e gjithë marrëveshja është në kundërshtim me Kushtetutën".
Por, lideri tjetër i serbëve të veriut, Oliver Ivanoviç, vlerëson se megjithatë, nuk do të ketë befasi dhe probleme të mëdha lidhur me zbatimin e marrëveshjes së Brukselit, pavarësisht se serbët e veriut ende e shikojnë me mosbesim këtë marrëveshje dhe kanë rezerva për të.
Ky mosbesim dhe kjo rezervë, sipas tij, manifestohet për shkakun se plani i integron serbët e veriut në institucionet e Kosovës, ndaj të cilave ata nuk kanë besim.
Në anën tjetër, sipas planit të zbatimit të marrëveshjes së Brukselit, zgjedhjet lokale në veri të Kosovës, do të duhej të mbaheshin në tetor të këtij viti.
Ditë më parë, kryeministri serb Ivica Daçiç i ka porositur serbët e veriut që të marrin pjesë në zgjedhje, përndryshe, siç ka thënë ai, ata “do të udhëhiqen nga serbët e Thaçit”.
Jakshiç, e ka vlerësuar si të shëmtuar deklaratën e kryeministrit serb. Ndërsa, Ivanoviç e ka vlerësuar si të vrazhdë dhe të pamatur, por, megjithatë, sipas tij, ajo është reale dhe e saktë.
Ai ka shtuar se shteti serb duhet të fillojë një fushatë vetëdijesimi, në mënyrë që në shtator të arrihet një klimë e përshtatshme për zgjedhjet.
Sidoqoftë, Ivanoviç ka theksuar se nuk sheh arsye që të ketë përplasje ndërmjet serbëve në veri lidhur me zbatimin e marrëveshjes së Brukselit, për shkak se, sipas tij, serbët e veriut nuk kanë instrumente me të cilat do ta pengonin qeverinë e Serbisë në këtë qëllim.
Marrë nga "Radio Evropa e Lirë"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.2%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 8118
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56