Kosovë-Shqipëri tani zhdoganim
vetëm në 10 minuta
Nga java e ardhshme, procedura e tranzimit në pikat doganore në Vërmicë dhe Morinë do të kryhet për vetëm 10 minuta.
TIRANE- Nga java e ardhshme, procedura e tranzimit në pikat doganore në Vërmicë dhe Morinë do të kryhet për vetëm 10 minuta. Konfirmimi u bë dje nga drejtorja e përgjithshme e Doganave të Shqipërisë, Elisa Spiropali dhe homologu kosovar Lulzim Rafuna, ku të pranishëm ishin edhe kyeministri Edi Rama dhe ministrat e Financave Cani dhe Beqaj. Rama u shpreh se puna nis me krijimin e terminalit dhe zyrave të përbashkëta doganore, që paraprakisht heqin virtualisht kufirin mes dy vendeve dhe lehtësojnë shkëmbimin e mallrave.
Paralelisht me unifikimin infrastrukturor, kryeministri Rama tha se do të unifikohen edhe procedurat doganore, me qëllim që shkëmbimi i produkteve bujqësore dhe blegtorale të mos njohë më problematikat e hasura aktualisht dhe në të shkuarën. Në vijim të kërkesës së sipërmarrësve të të dy vendeve, Rama njoftoi dakordësinë e tij për heqjen e çmimeve të referencës. Bashkë me me nismat e mësipërme, kryeministri i Shqipërisë tha se vendimin për krijimin e Dhomës së përbashkët të Tregtisë do ta pasojë edhe vendimi për krijimin e një Këshilli Ekonomik Kombëtar të përbashkët Shqipëri-Kosovë.
“Ne ligjet i kemi mirë, zbatimin e bëjmë keq. Praktika të përafruara dhe me standarde të BE-së janë synimi ynë”, u shpreh nga ana e tij ministri Cani. Kurse ministri i Financave i Kosovës, Besim Beqaj, i pranishëm në event, u shpreh se pas shumë vitesh Shqipëria dhe Kosova kanë arritur në një kohë të shkurtër t’i adresojnë problemet në themel.
Ai shprehu gatishmërinë e tij dhe të institucionit që drejton për t’i dhënë udhë projektit për menaxhimin e integruar të kufijve. “Shkëmbimet tona tregtare që për shumë kohë kanë munguar, tashmë kanë gjetur rrugën e duhur, duke filluar nga shkurtimi i procedurave të stërgjata burokratike. Me një ritëm të përshpejtuar kemi arritur t’i adresojmë gjërat në themel. Për shumë vite kemi thënë se jemi një popull, por që barrierat nga të dy anët nuk kanë shkuar siç duhet”, theksoi ministri i Financave. Ai tha se me homologun e tij shqiptar, Shkëlqim Cani ai ka komunikime të përjavshme, por një rol të rëndësishëm luajnë edhe bizneset. Sipas tij ata duhet të adresojnë problematika.
Shkrimi u publikua sot 26 prill 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
32%
-
Jo
62.1%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 2760
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
E bleu 6.2 milionë dollarë në një ankand, miliarderi Justin Sun ha bananen ‘Cattelan’ (VIDEO)
29 Nëntor, 21:46
-
‘Shqipëria ka marr vëmendje të madhe, amerikanët blejnë shtëpi këtu’, Marko Kepi në Report Tv: S’merremi me politikë, e shohim si përçarje! Duhen kandidatë që përfaqësojnë diasporën, jo partinë
29 Nëntor, 21:18
-
E pamundura! Si i bëri bashkë shqiptarët Ismail Qemali? Esencë-Report Tv
29 Nëntor, 21:05
-
Kosovë/ Shpërthim i fuqishëm në Zubin Potok
29 Nëntor, 20:56
-
Skandal në Maqedoninë e Veriut, polici heq flamurin shqiptar të vendosur për festat e nëntorit! VIDEO kur e hedh në tokë
29 Nëntor, 20:41
-
Media greke shkrim racist për shqiptarët: Imagjinoni të festonim ne kështu në mes të Tiranës, nuk respektojnë as bukën që hanë në Greqi
29 Nëntor, 20:27
-
SHBA/ Iu vra vëllai nga gruaja e tij, motra e 34-vjeçarit shqiptar: Ajo tradhtoi dashurinë dhe besimin e tij! Familja ime u shkatërrua
29 Nëntor, 20:15
-
Dështimi i Kombëtares në Ligën e Kombeve, Baze për Report Tv: Armand Duka s’mori përgjegjësi, po ia faturon Sylvinhos
29 Nëntor, 19:48
-
Vdekja e çiftit shqiptar në SHBA, policia: Gruaja vrau burrin më pas qëlloi veten! Fqinjët: Dëgjuam të bërtitura
29 Nëntor, 19:45
-
Kompleksi i 29 Nëntorit është më i madh tek e majta
29 Nëntor, 19:14
-
Lirimi i Berishës nga 'arresti shtëpiak', Dhuli për Report Tv: E liroi Trump dhe rezoluta e PPE! Inida Gjata: AKSH jo bashkëpunim me partitë e tjera, të bllokosh rrugët se do Saliu, çmenduri
29 Nëntor, 19:00
-
Dje ishim të çliruar, sot jemi të pabesueshëm!
29 Nëntor, 18:58