Gjatë një takimi sot me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi , ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani, u zotua për thellimin e bashkëpunimit në shumë sfera e plane ekonomike në interes të dyanshëm.
“Si garant i këtij bashkëpunimi mes nesh është edhe emërimi si përgjegjës për udhëheqjen e politikave ekonomike, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj. Thellimi dhe rritja e dinamikës mes dy qeverive hap kapitull të ri të bashkëpunimit ekonomik me shtetin shqiptar”, theksoi Hasani.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Hasani tha se duke stimuluar prodhimin vendor dhe eksportin do të kemi rritje dhe zhvillim ekonomik të të dy vendeve.
Ambasadori Minxhozi shprehu gatishmërinë për krijimin e mundësive të reja për të qenë më afër interesit të ndërmarrjeve dhe bizneseve të Shqipërisë dhe Kosovës./ATA











