Kosova 15 vjet shtet sovran, gazetarja për Report Tv: Atmosferë e veçantë, qytetarët dhanë mesazhe kundër asociacionit, nuk duam republikë të copëtuar

KOSOVË- Teksa festohet datëlindja e 15-të e shtetit sovran të Kosovës në sheshet kryesore, duke nderuar figurat e shquara të vendit si dhe duke zhvilluar ceremonitë simbolike, qytetarët e Kosovës përcjellin mesazhet me sfidën e madhe të dialogut me Serbinë. Monumenti ‘New Born’, u vesh sot me një pamje krejt të re, por edhe pse simbol ky monument arrit të përfaqësojë denjësisht mesazhin e fortë kundër asociacionit, tematikë e nxehtë në arenën ndërkombëtare dhe element kyç në dialogun me Serbinë. Duke na përshkruar këtë sfond, ku mes festës së madhe, populli Kosovës tejçon mesazhin e fortë të ruajtjes së republikës së Kosovës, në një lidhje për Report Tv, Anduena Bajqinovci e intervistuar nga gazetari Nertil Agalliu, përshkroi festimet e mëdha në qytet, si dhe ndjesitë e popullit të Kosovës.

“Që nga mëngjesi jemi në sheshet kryesore të Prishtinë ku ndihet edhe atmosfera e veçantë. Janë mbledhur me qindra rreth e rreth sheshit për të nderuar uniformën e forcave të republikës së Kosovës.”- tha ajo.

Gazetarja shpjegoi edhe mesazhin e ideatorit Fisnik Ismajli i cili shprehu ‘revoltën’ ndaj presionit të madh për asociacionin.

“New Born, lindje e re, kështu ishim edhe ne 15 vite më parë për ndryshueshmërinë e ngjyrës, strukturës që përçohet çdo vit. Edhe këtë vit është shumë i veçantë me ngjyrat e flamurit të Kosovës, ku shkruhet “No new broken republic” që në bisedë e sipër me ideatorin e saj Fisnik Ismajli bëhet fjalë për asociacionin. Aktualisht asociacioni po bëhet presion që ta krijojë Kosova. Dhe nëpërmjet këtij monumenti po tentohet të thuhet se nuk duam një republikë të copëtuar.

Atmosfera është shumë e mirë, ka pasur qytetarë që kanë ardhur nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut për të festuar.  (...) Unë jam gjeneratë e re, kam qenë vetëm 8 vjeç kur u shpall pavarësia e Kosovës, ka qenë një ditë shumë e ftohtë por nuk besoj se është ndjerë nga askush i ftohti atë ditë.”- përfundoi ajo.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja