Kosova 6 muaj pa Parlament
Jahjaga: Jo më peng i krizës

Kosova 6 muaj pa Parlament<br />Jahjaga: Jo më peng i krizës
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë sot se Kosova nuk mund të mbetet pafundësisht peng i krizës dhe në mungesë të vullnetit për të gjetur zgjidhje, shumë shpejt do të ketë zgjedhje.

Dhe kjo, sipas të parës së vendit, do të varet nga nevoja për miratimin e buxhetit dhe afatet e organizimit të zgjedhjeve të reja. Jahjaga ka thënë se lehtësimi i gjetjes së zgjidhjes është proces i vështirë, sepse kemi të bëjmë me një demokraci të brishtë, një kushtetutë të pa testuar dhe një realitet të komplikuar, të ndarë mes procedurave demokratike dhe shumicës parlamentare.

“Përpos kësaj, kemi të bëjmë me interesa personale, hasmëri dhe mospajtime të ndryshme, të cilat nuk do të duhej ta mbanin peng krijimin e institucioneve, por ja që po e bëjnë këtë”, ka shtuar e para e vendit.

Ndërsa Kosova ka hyrë në muajin e 5 pa qeveri dhe institucione, asnjëra prej blloqeve më të mëdha politike në vend duket se nuk po hap rrugë. Nëpërmjet në statusi në Facebook, kreu i LDK-së, Isa Mustafa tha sot se ditët në vijim do të mbahen sërish takime me partnerët e koalicionit, duke mos dhënë asnjë alternativë konkrete për zgjidhjen e ngërçit.

Ndërkaq, kreu i PDK-së, Hashim Thaçi shprehet ende i gatshëm për bisedime në mënyrë që të arrihet zgjidhja më e mirë për vendin. Ndërsa anëtarë të Vetëvendosjes kanë paralajmëruar protesta për largimin e Tahçit, që sipas tyre, ka zënë peng qeverinë dhe po bllokon formimin e institucioneve.



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat