Kosova 6 vjet shtet, Jahjaga:U
mbyll hasmëria, tani integrim

Kosova 6 vjet shtet, Jahjaga:U<br />mbyll hasmëria, tani integrim
PRISHTINE- Kosova shënon sot 6-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Shteti më i ri evropian feston 6 vjetorin me 106 njohje, dhe tashmë është anëtarësuar në Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga deklaroi se pavarësia e Kosovës është e paprekshme dhe periudha e hasmërisë ka përfunduar dhe tani Kosova është e hapur për mundësinë e integrimit.  

Ndërsa kryeministri Hashim Thaçi në fjalën e mbajtur në seancën solemne në Kuvend deklaroi se në këto 6 vite u bënë shumë duke themeluar nga zero çdo institucion dhe duke zhbërë strukturat paralele në veri të Kosovës por shtoi se sfida më të mëdha presin: "Përmirësimi i imazhit është vendimtar për të futur Kosovën në NATO e BE"

JAHJAGA: KEMI QENE NE ANEN E DREJTE TE HISTORISE 
Duke i shprehur mirënjohjen SHBA-së dhe BE-së presidentja Jahjaga tha: "17 shkurti shënon histori të pakthyeshme, një realitet që ruan pacënueshmërinë e tij. Kemi qënë në anën e drejtë të historisë. Periudha e konflikteve dhe hasmërive në Ballkan ka përfunduar dhe tani Kosova është e hapur për mundësinë e integrimit. Pavarësia e Kosovës që mban vulën tuaj, ka hapur shtegun e mirëkuptimit dhe marrëveshjes. Kemi ende punë për të bërë. Në duart tona, qëndron fuqia për ta bërë një shembull të demokracisë së zhvilluar, ku gjithëpërfshirja nënkupton obligim dhe mirëkuptim. Duhet të dëshmojmë për të mundur dukuri negative në shoqëri”.

THAÇI: BEME SHUME POR KEMI SFIDA TE MEDHA 
Kryeministri Hashim Thaçi në fjalën e mbajtur në seancën solemne në Kuvend deklaroi se në këto 6 vite u bënë shumë duke themeluar nga zero çdo institucion dhe duke zhbërë strukturat paralele në veri të Kosovës por shtoi se sfida më të mëdha presin. 

“Themeluan nga zero çdo institucion dhe në 6 vjet bëmë shumë. Por shumë sfida të mëdha ende ngelen para nesh dhe duhet të jemi të përgatitur për të bërë përpjekjet dhe sakrificat për t’i kaluar ato. Ne duhet të ndihemi krenar, sepse sfidat kanë qënë të jashtëzakondshme dhe të pakrahasueshme. Vizioni i Kosovës së pavarur është ai i një shteti demokratik dhe të zhvilluar, bindjeve apo përkatësisë etinike apo fetare. Ne duhet të ndihemi krenar, sepse Kosova jeton me paqe me të gjithë fqinjët e saj. Ne duhet të punojmë për të ndërtuar një Kosovë ku këmbëngulja e mbi gjithçka e çdo iniciative respektohet, mbrohet prona private dhe garantohet konkurenca e lirë. Çdo qytetar mund të jetoj me dinjitet, shpresë dhe mirëqënie. Po luftojmë për garantimin e të Drejtave të Njeriut dhe të drejtave të pakicave. Përmirësimi i imazhit është vendimtar për të futur Kosovën në NATO e BE. T’i tregojmë botës se në Kosovë është garantuar stabiliteti i brendshëm i vendit. Pas zgjedhjeve lokale të vitit të shkuar, se demokracia funksionoi në mënyrë normale, shumë sfida ndodhen para nesh dhe duhen sakrifica për ti kapërcyer. Kemi kapërcyer dhe sfida më të vështira. Gëzuar ditën e pavarësisë dhe Zoti e bekoftë Kosovën dhe qytetarët e saj", tha Thaçi. 

PARAKALIMI I FSK-se 
Në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë  Forcat e Sigurisë së Kosovës parakaluan.  Na ndan një kohë e shkurtë, javë apo muaj nga themelimi i Forcës së Armatosura të Kosovës, të cilat do të jenë të gatshme të mbrojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

HOMAZHE NE VARREZAT E FAMILJES JASHARI 
Paraditen e sotme Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi bënë homazhe të përbashkëta në varrezat e familjes Jashari në Prekaz.

JAHJAGA: PAVARESIA E PAPREKSHME 
”Pavarësia e Kosovës është e paprekshme dhe e pakthyeshme” tha mbrëmë Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, në një pritje që organizoi për përfaqësues të institucioneve vendore e ndërkombëtare, me rastin e 6 vjetorit të pavarësisë.

“Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, e pa prekshme, e ndërtuar në çdo pjesë të territorit të saj, për çdo qytetarë të barabartë të saj, është një realitet i njohur në botë, një faktorë i rëndësishëm i marrëdhënieve fqinjësore në rajon”, tha presidentja Jahjaga.

Kryeqendra e festimeve është Prishtina. Në kryeqytet, po edhe në qytetet e tjera, rrugët janë stolisur me flamuj shtetërorë dhe kombëtarë.

Në Prishtinë, obelisku i pavarësisë NEWBORN është ngjyrosur me ngjyrat e uniformave të ushtarëve të vendeve që kanë ndihmuar Kosovën për çlirim.

THAÇI: FALEMINDERIT PER SAKRIFICAT PER LIRINE E KOSOVES
Kryeministri Hashim Thaçi përmes një postimi në facebook uron Pavarësinë dhe falënderon për sakrificat që kanë bërë për lirinë e Kosovës

hashim thaci


FESTIMET SOT 
- Në orën 9:00, bëhen homazhe para varrit të presidentit Rugova
- Në orën 10:00, bëhen homazhe para varrezave të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari në Prekaz
- Në orën 11:00, mbahet mbledhja solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës

- Në orën 12:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë organizohet Manifestim Qendror, me pjesëmarrje të njësiteve të FSK-së, Policisë së Kosovës, Shërbimit Korrektues dhe bëhet parakalimi i efektivave të tyre

- Në orën 12:45, në organizim të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi organizohet pritje solemne në Hotelin Grand

- Në orën 14:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë organizohet koncert për fëmijë

- Në orën 20:00 Në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë organizohet koncert me këngëtarët më eminentë të vendit

- Në orën 22:30, pas përfundimit të koncertit bëhet ndezja e fishekzjarrëve


Redaksia online 
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë