Kosova alarm nga sulmet terroriste
Jahjaga: Jo strehë për radikalet

Kosova alarm nga sulmet terroriste<br />Jahjaga: Jo strehë për radikalet
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka ngritur sërish çështjen e parandalimit të veprimeve radikale ekstremiste në një takim që ka zhvilluar me kryeministrin në largim, Hashim Thaçin dhe udhëheqësit e institucioneve të sigurisë në Kosovë.

Në një njoftim për mediat, Jahjaga ka theksuar “domosdoshmërinë e bashkërendimit të veprimeve ndërmjet të gjitha institucioneve të vendit, posaçërisht atyre që kanë përgjegjësinë për sigurinë kombëtare, me qëllim të luftimit të dukurive që po kërcënojnë stabilitetin dhe sigurinë e vendit, të rajonit dhe më gjerë”.
Presidentja Jahjaga ritheksoi qëndrimin se “Kosova asnjëherë nuk do të bëhet strehë dhe nuk do të shërbejë si një burim për grupet radikale e ekstremiste”.
Ky është takimi i dytë me radhë që presidentja e vendit ka mbajtur në dy ditët e fundit, e që për temë diskutimi kishin ekstremizmin fetar.
Më 30 korrik, edhe komandanti i lartë i NATO-s, Philip Breedlove, gjatë qëndrimit në Kosovë, ka thënë se "radikalizmi është shqetësim për të gjitha vendet e NATO-s të cilat po punojnë së bashku për t’u përballur me këtë dukuri".

Këto takime në Prishtinë ndërmjet udhëheqësve më të lartë të shtetit, pasojnë njoftimet në mediat vendore për një shqiptar nga Kosova, për të cilin thuhet se ka publikuar pamje në rrjetet sociale duke ekzekutuar me heqje koke, një person në Irak.

Mediat në Kosovë njoftojnë se autori i kësaj vepre është  Lavdrim Muhaxheri nga komuna e Kaçanikut dhe se është i përfshirë në radhët e formacioneve ekstremiste të Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit [ISIL apo ISIS?].



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje