Kosova anëtare e asociuar e AP-së së NATO-s, reagon Kurti: Vjen në prag 25-vjetorit të çlirimit, përgëzime gjithë zyrtarëve

Kosova anëtare e asociuar e AP-së së NATO-s, reagon Kurti: Vjen në prag 25-vjetorit të çlirimit, përgëzime gjithë zyrtarëve

Albin Kurti

1716474944_albinkurti.JPG

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar në Facebook lidhur me votimin në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, ku Kosova u bë anëtare e asociuar. Kurti shkruan se ky anëtarësim vjen në prag të 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës prej pushtimit serb. Nga ana tjetër, kryeministri shpreh mirënjohjen për partnerët që votuan pro. 

'Me shumicë dërrmuese të votave të delegatëve nga vendet anëtare të NATO-s, Kuvendi i Republikës sonë tash ka statusin e anëtarit të asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Në prag të 25-vjetorit të çlirimit, Sofja, kryeqyteti i shtetit që 25 vjet më parë hapi hapësirën e vet ajrore për aeroplanët e NATO-s në fushatën kundër Serbisë, sot ishte vendtakimi në të cilin bëmë një hap të rëndësishëm në integrimin euro-atlantik, përkundër fushatës së Serbisë.

Përgëzime të gjithë zyrtarëve të shtetit që punuan për këtë arritje, e shumë urime qytetarëve të Republikës. Falënderim dhe mirënjohje për të gjithë miqtë e partnerët që me votën e tyre sot i dhanë mbështetje avancimit të statusit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s dhe që i qëndrojnë përkrah Kosovës përherë.', shkruan Albin Kurti në Facebook.


Lajmi kryesor:

Asambleja Parlamentare e NATO-s miraton avancimin e statusit të Kosovës


G.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?